Kronika e ZezeLajme

54 raste në Qendrën Urgjente të Shkupit

Pesëdhjetë e katër pacientë janë pranuar dhe janë kontrolluar gjatë natës së Viti të Ri në Qendrën urgjente kirurgjikale në Shkup.

Prej tyre, 18 pacientë janë pranuar si rezultat i traumës së caktuar. Këtë e bëri të ditur sot specialisti i traumatologjisë, Andrea Gavrilovski.

Pjesa më e madhe e të pranuarve, sipas tij, janë lënduar nga armë zjarri para mesnatës, pastaj nga mjetet shpërthyese dhe goditjet me thikë.

Ai theksoi se ka pacientë në gjendje kritike, por që tani për tani asnjë nuk është në rrezik për jetë.

Në Klinikën për toksikologji, sipas drejtorit Andon Cibisev, janë kontrolluar 52 pacientë prej të cilëve 34 janë burra dhe 18 janë gra.

” 28 janë me helmime nga alkooli”, ka thënë ai, duke shtuar se krahas këtyre 28 helmimeve me alkool, ka pasur edhe dy helmime me oksid të karbonit, për shkak të pajisjeve të dëmtuara për ngrohje, ndërsa një rast ka qenë nga me mbidozim me kanabis dhe një tjetër me ndezje të pankreasit për shkak të konsumimit të madh të ushqimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button