LajmeMaqedonia

Aksion policor në fshatin Çegran (VIDEO)

20131218183730Plaçkiten dy pleq në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur të martën në shtëpinë në rrugën “Goce Dellçev”, në Tetovë ku kanë jetuar një çift I moshës 70 vjeçare.

Sipas rrëfimit të tyre, rreth orës 17.00, në derë kanë trokitur tre persona të panjohur, njëri prej tyre me maskë në kokë. Siç informoi policia e Tetovës, dy personat e panjohur kanë hyrë me forcë brenda, e kanë sulmuar çiftin dhe u kanë kërkuar para, duke I kërcënuar se do ti vrasin. “Të frikësuar për jetën e tyre, ata u kanë treguar vendin ku I mbajnë paratë me ç`rast ata kanë marrë 2600 euro dhe 2500 denarë dhe më pas të njejtit janë lërguar në drejtim të panjohur”, njofton policia e Tetovës.

Mbrëmë rreth orës 1 dhe dy pas mesnatës është kryer aksion policor në lokalin “Eksport import Cegran” në fshatin Cegran, pronë e B.N 31 vjecar nga po i njejti fshat. Gjatë kontrollit në këtë objekt, janë takuar 6 shtetase të huaja, 5 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova, të moshës 20 dhe 24 vjec ku në këtë objektë kanë punua si këngëtare. Vajzat dhe pronari janë dërguar në stacionin policor në Gostivarë. Punohet në zbardhjen e plotë të këtij rasti theksojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button