Teknologji

Apple mund Samsung në gjykatë

Fitorja një miliard dollarëshe mund të pakësojë shumëllojshmërinë e telefonave të mençur në tregun amerikan, thonë analistët.

Vendimi i jurisë federale (që mori të premten, i cili thotë se Samung Electronic Co. ka vjedhur teknologjinë e Apple për të prodhuar dhe shitur telefona të mençur duke përdorur softuerin e Google Android, paralajmëron rrezik për kompanitë tjera që prodhojnë pajisje të ngjashme.

“Disa nga prodhuesit e këtyre pajisjeve mund të thonë, ‘E duam Android, por nuk duam të luftojmë më kundër Apple’”. Mendoj se do të detyroj kompaninë Google të dëmshpërblejë ata prodhues nëse do të dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin Android-in”, ka thënë Christopher Marlett, drejtori general i MDB Capital Group.

Ndërsa, kompania globale Samsung, me bazë në Seul është zotuar t’i kundërvihet vendimit. “Ky vendim nuk duhet të lejohet të qëndrojë, pasi që do të dekurajonte inovatorët dhe do t’i kufizonte konsumatorët që të bëjnë zgjedhjet e tyre për produktin që dëshirojnë të blejnë”, ka thënë avokati kryesor i kompanisë Samsung, John Quinn. Ai ka argumentuar që juria të tërhjeqë vendimin që ka marrë.

Avokatët e Apple planifikojnë që formalisht të kërkojnë nga Samsung t’i tërheqë nga tregu amerikan telefonat dhe tabletët e vet. Gjithashtu, është e mundur që t’i kërkojnë jurisë që t’a trefishojë dëmin nga 1.05 miliard dollar, në tre miliardë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button