VIP

Arsyet per ndarjen e Tuna Sejdiut nga Rilind Reka

Vitin e kaluar, pra diku rreth muajit mars të vitit të kaluar, “Panorama plus” siguroi detaje ekskluzive dhe shumë interesante nga ceremonia madhështore që ishte duke përgatitur këngëtarja Tuna Sejdiu për martesën e saj me Rilind Rekën, djalin e ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian. Martesa duhej të realizohej më 4 prill 2010. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si duhet, ndodh që çiftet të dështojnë dhe të mos jenë për njëri-tjetrin dhe fundi vjen shpejt. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngëtaren e njohur Sejdiu, e cila këto ditë është duke përjetuar me shumë dhimbje ndarjen nga bashkëshorti i saj. Si gjithmonë, Tuna nuk i ka komentuar asnjëherë ndarjet, duke dashur që gjërat të shkojnë pa bujë mediatike dhe të harrohen sa hap e mbyll sytë. Në vazhdim, ju sjellim ekskluzivisht edhe disa nga arsyet që çuan tek ndarja e tyre… Pasi ndodhi ndarja, shumëkush do të flasë ashtu siç dëshiron, duke mos vërtetuar arsyet e ndarjes. Martesa njëvjeçare e Tuna Sejdiut nuk ishte ashtu siç e kemi parë ditën e martesës, të veshur shumë glamour, në një ceremoni me shumë të ftuar dhe të realizuar në një nga lokalet më të shtrenjta të Maqedonisë, pra në hotel “Aleksandër Palace” në Shkup. Çifti vendosi të jetonte në Prishtinë, pasi Rilindi merret me organizime të jetës së natës dhe Tuna e kishte më afër qytetin ku zhvillohej show-bizi shqiptar, pra Prishtina. Familja e Rilindit e kishte pranuar me shumë dëshirë Tunën si nuse në shtëpinë e tyre, ndërsa prindërit e Rilindit nuk janë aq të kënaqur nga sjellja e djalit të tyre. Siç mësojmë nga kolegë të Tunës nga estrada, martesa e tyre kishte përjetuar shumë ndarje gjatë një viti që askush nuk i kishte ditur, derisa kjo e fundit siç duket u bë serioze. Divorci kishte ardhur me arsyen se të dy janë tipa të ndryshëm, kështu që krenaria nuk ua lejonte të duronin sjelljet e njëri-tjetrit. Rilindi, edhe pse në moshë të pjekur, siç duket ende nuk ishte i gatshëm për martesë, pasi preferonte shumë jetën e natës, ndërsa në anën tjetër edhe Tuna preferonte argëtimin deri në orët e vona të mëngjesit, pasi profesioni i saj prej këngëtareje ia mundësonte një gjë të tillë dhe, duke mos lëshuar pe asnjëri në këtë drejtim, kishte ardhur puna që divorci të ishte fundi i një martese për të cilën të gjithë mendonin se ishte perfekte. Asnjë nga fytyrat publike në Prishtinë nuk e kishin pritur mirë martesën e Tunës, kjo edhe nga një farë zilie, pse pikërisht ajo të marrë një djalë ambasadori. Fillimisht menduam se mos vallë ndonjë person i tretë bën pjesë në ngatërresën e tyre, por burime të sigurta pranë këngëtares tregojnë se Rilindi nuk ka qenë xheloz në punën e Tunës dhe se nuk ekziston ndonjë person i tretë në mes të çiftit. Çifti ende nuk kishte bërë celebrimin zyrtar, edhe pse kishte kaluar gati një vit, ndërsa në prag të martesës thuhej që Tuna ishte shtatzënë e, madje kjo ishte arsyeja që ata vendosën të martohen, por më pas Tuna kishte thënë mes miqve të saj që e kishte humbur fëmijën. Mbase ky mund të ketë qenë thjesht një pretekst për t’u martuar. Në një intervistë dhënë më herët për “Panorama plus”, këngëtarja kishte rrëfyer se kënga të cilën është duke e përgatitur për këtë sezon, është një melodi që të bën t’i presësh venat, ndaj do të zbulojmë tekstin e këngës, e cila së shpejti pritet të shfaqet nëpër ekranet televizive, e finalizuar edhe me video nga Entermedia, të cilën Tuna e ka realizuar në ditët më të vështira të jetës së saj, ndërsa martesa ka qenë në krizë. Teksti tregon më shumë dhe, nëse analizohet me vëmendje, vërehet që flitet për ndarje. Nga Prishtina, këngëtarja është vendosur për një kohë te prindërit e saj në Shkup dhe pas disa ditëve ajo do të hidhet në kërkim të një aparatamenti që do t’i lejonte edhe më shumë komoditet, ndonëse në shtëpinë familjare ajo jetonte vetëm me prindërit e vëllain e vetëm. Tuna dëshiron që të blejë një apartament të ri, pasi atë në Prishtinë që e kishte blerë bashkë me Rilindin do ia lërë ish-bashkëshortit. Ne urojmë që të bëhet e fortë dhe me shumë gjakftohtësi të kalojë këtë moment kaq delikat.

Teksti “Dysheme”
Dhe më duket se
kam vdekur kur ti më le
As lamtumirë nuk the,
kur më le
A nuk ndalet dhembja shpirtit kur vdekur je,
as kur e vdekur je

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button