DashuriaEdukata Seksuale

Ata që bëjnë më shpesh marëdhënie, fitojnë më shumë

lumturAta që bëjnë seks më shpesh se katër herë në javë, kanë më shumë shanse që të fitojnë më shumë se ata të cilët bëjnë seks të çrregullt, është konstatuar në bazë të një hulumtimi më të ri.

“Njerëzit kanë nevojë të dashurojnë dhe të jenë të dashuruar nga të tjerët. Në mungesë të këtyre elementeve, shumica e tyre bëhen të vetmuar dhe të bien në depresion, gjë që mund të shprehet edhe në punën dhe obligimet e tyre të punës”, thonë ekspertët të cilët kanë bërë hulumtimin në Britani të Madhe, transmeton CBS News.

Ata thonë se njerëzit duhet patjetër t’i plotësojnë nevojat themelore siç janë: ushqimi, pijet, gjumi dhe seksi, në mënyrë që të kenë sukses edhe në sferat e tjera të jetës. Studimi lidhur me këtë temë është bërë, duke i pyetur 7.500 njerëz të moshës midis 26 dhe 50 vjeç.

Pjesëmarrësve në anketë u janë bërë pyetjet për shëndetin e tyre, aktivitetet seksuale, statusin e punës dhe për të ardhurat. Hulumtimet kanë treguar që njerëzit të cilët më shpesh praktikojnë seksin kanë edhe pagë më të mirë, në krahasim me ata të cilët më rrallë praktikojnë seksin.

Krahas kësaj, është konstatuar edhe se ata të cilët më shpesh praktikojnë seksin kanë më pak probleme me shëndetin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button