LajmePolitikaZgjedhje

BDI feston, Kryetari Ahmeti: Fitorja historike i dedikohet kombit shqiptar

aaBashkimi Demokratik për Integrim ka fituar mbi 150 mijë vota dhe pretendon të marrë deputetin e njëzetë. Këtë fitore ia dedikojmë Kombit Shqiptar dhe të gjithë votuesve të BDI-së.

Kështu ka deklaruar veç të tjerash kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në daljen e tij për medie, në ora 22 e 45.

Ahmeti, duke iu referuar rezultateve të përpunuara, tha se, numri i votave të BDI-së tejkalon atë 150 mijë, ndryshe nga PDSH votat e së cilës nuk mbërrijnë as numrin 50 mijë.

“Kam rastin të shpall këtu një nga fitoret më të mëdha në historinë e BDI-së”, tha Ahmeti.

“Këtë fitore, këta burra dhe gra që kanë punuar, ia dedikojnë kombit shqiptar në Maqedoni. Këtë fitore ia dedikojmë çdo votuesi të BDI-së. Ia dedikojmë çdo shqiptari, sepse koncepti ynë, puna jonë, filozofia jonë, platforma jonë zgjedhore, e tanishmja dhe ajo që kemi bërë deri tani, u dedikohen të gjithë shqiptarëve, por sigurisht që meritë për këto suksese, për ato të kaluarat dhe për ato që do të pasojnë, merita u takon votuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim. I takon edhe diasporës pa harruar se ka luajtur një rol të madh historik në të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në hapësirat shqiptare”, tha kreu i BDI-së, i cili falënderoi edhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera për mbështetjen, sado simbolike të ketë qenë.

“Kjo është fitore e madhe për Republikën e Maqedonisë, sepse BDI ka program, platformë, ofertë që ky vend të dalë nga statuskuoja dhe të bëjë hapat e duhur në drejtim të pritjes së madhe që ky vend sa më parë të anëtarësohet në NATO, si alternative e vetme, sepse kështu sigurohet një ardhmëri e sigurt dhe e qëndrueshme për të gjithë qytetarët, për të gjitha gjeneratat, sigurohet paqja, stabiliteti në vend dhe në rajon. Ky vend nuk ka të ardhme tjetër më të mirë përveçse duke qenë brenda këtyre strukturave dhe mekanizmave të mëdha”, tha kreu i BDI-së.

Ai u ndal tutje te çështja e integrimit në NATO, duke thënë se, procesi i tillë do të garantonte marrëdhënie të mira ndëretnike dhe do të prodhonte marrëdhënie më të mira me fqinjët.

“Anëtarësimi në NATO rrit besueshmërinë edhe te faktorët që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe me përparimin e vendit, siç është faktori ekonomik, investimet, për të cilat ne kemi më së shumti nevojë. Ne jemi shumë të sigurt se atë që kemi paraqitur përpara elektoratit, përpara të gjithë shqiptarëve dhe votuesve, por përpara edhe të gjithë qytetarëve, e them me bindje në emër të të gjithë bashkëpunëtorëve, se nuk do të zhgënjehet askush: atë që e kemi thënë, edhe do ta bëjmë. Sepse i bëjmë mirë familjes sonë të madhe, familjes së pamposhtur me plot dinjitet, që ka një emër, që të gjithë ne e mbajmë, Bashkimi Demokratik për Integrim”, përfundoi Ahmeti.

“Të gjithë ata që kanë votuar BDI-në, i falënderoj prej toke deri në qiell, por pa u hidhëruar të gjithë bashkëpunëtorët e mi, shokët e mi që gëzimin që ndjejnë sonte, kanë falën.

Show More

Related Articles

Back to top button