BotaLajme

Billbordi që shokon amerikanët

BillbordiNë SHBA është e natyrshme të shohësh reklama nga më të ndryshmet nëpër billborde (stenda afishimi), por nuk është e natyrshme të shohësh një foto të tillë, si ajo e vendosur para pak kohësh në Sunset Boulevard në Los Angelos.

Në reklamë tregohet një ushtar amerikan i cili ka përqafuar një grua myslimane, të mbuluar me ferexhe. Kjo e fundit mban dhe një unazë martese në gisht, çka tregon se çifti është i martuar, raporton Huffington Post.

Në krye të fotos është shkruar “të jesh bashkë”, ndërsa në fund shkruhet emri i kompanisë së reklamave (SnoreStop) si dhe slogani “T’ju mbajmë bashkë”.

“Reklama ka për qëllim t’ju shokojë ju kur ta shikoni”, thotë vëzhguesi Jean Clair.

Ne dëshirojmë t’ju tregojmë çifte që zakonisht nuk i shikoni nëpër reklama. Njerëzit mendojnë se ne duam të keqpërdorim imazhin e ushtarëve amerikanë dhe nuk e kuptojnë se çifte të tilla ekzistojnë vërtet”, thotë zëdhënësja e kompanisë “SnoreStop”, Melody Devemark.

Mendohet se fotoja e reklamuar në billbord, të jetë frymëzuar nga jeta e vërtetë e një çifti amerikan, të quajtur Jamie Sutton dhe gruaja e tij Aleah.

Show More

Related Articles

Back to top button