VIP

Bukuroshet e Botërorit Brazil 2014 (Foto)

bukuroshet-ehdTashmë që 32 skuadrat kombëtare pjesëmarrëse në Kupën e Botës janë zyrtarizuar, mediat rozë përqëndrohen te shoqërueset ose bashkëshortet e futbollistëve që do të shikojmë në shkallët e stadiumeve braziliane.

Mes bukurosheve në vendin e Sambas nuk do të mungojnë disa nga ikonat e botës së modës, por edhe aktoret, prezantueset dhe femrat e thjeshta të cilat nuk kanë bërë karrierë në ekran.


Irina Shayk

E nisim nga Irina Shayk. E fejuara e Cristiano Ronaldos është një nga femrat më të klikuara në internet, kjo jo vetëm falë lidhjes së saj me portugezin por edhe bukurisë e formave që prezanton herë pas here në spotet promovuese për disa nga shtëpitë më të famshme të modës.

 

Alena Seredova

Nga Portugalia në Itali. Alena Seredova nuk njihet vetëm si prezantuese dhe modele sepse prej shumë vitesh ajo ka vendosur kurorë edhe me portierin e kombëtares së kaltër, Giggi Buffon. Seredova është një figurë e njohur në shkallët e stadiumeve kur bashkëshorti luan në fushën e blertë dhe më siguri ajo nuk do të heqë dorë nga vesi i saj edhe në Brazil.

 

Sara Carbonero 

Por nëse Buffon do të ketë mbështetjen e bashkeshortes së tij nga shkallët e stadiumit, Iker Casillas mund të mbështetet te e fejuara e tij nga fusha e lojës. Sara Carbonero, një gazetare mjaft e njohur në Spanjë, ka siguruar kontratën e radhës në televizionin ku punon pasi do të udhëtojë drejt Brazilit kur përveçse do të bëjë profesionin e saj, në kohën e lirë mund të mbështesë edhe gardianin e kombëtares së Spanjës.

 

Bruna Marquezine
Në Brazil tifozët vendas do t’i kenë sytë dhe shpresat te talenti më i madh i Selecaos, Neymar, por jashtë vëmendjes nuk do të mbetet as e dashura e tij, Bruna Marquezine. Pasi goditi në zemër tifozët blaugrana, brunia braziliane pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe me bashkëkombasit e saj. Të gjithë shpresojnë që bukuroshja të jetë një muzë inspirimi për magjitë e sulmuesit në fushë dhe Marquezine është gati të japë maksimumin për ta ndihmuar kombëtaren e Scolarit në këtë aspekt.

 

Bernadien Eillert

Me një profil më të ulët por me bonueset e një bashkëshorteje perfekte do të zbresë në Brazil edhe Bernadien Eillert, bashkëshortja e Arjen Robben. Pak e njohur në Holandë, biondja është arkitektja kryesore e ringritjes së sulmuesit pas dy finaleve të humbura dhe dëmtimeve të njëpasnjëshme. Falë saj Robben ka arritur të gjejë gjithmonë rrugën e suksesit, një formulë mund ta ndihmojë edhe me fanelën e tulipanëve në vitin 2014.

 

Coleen McLoughlin
Kemi harruar diçka? Ah po, anglezet e famshme të cilat nuk humbasin rast për t’u fotografuar nga paparacët. E tillë është edhe bashkëshortja e sulmuesit Wayne Rooney, e cila konsiderohet si një nga vajzat simbol të tifogrupit të Wag-seve britanike. Coleen McLoughlin nuk do ta humbiste për asnjë arsye botërorin Brazil 2014 sepse lidhja e saj me sulmuesin nuk mund të kuptohet pa mbështetjen e familjes nga shkallët e stadiumit. Me Coleen dhe fëmijët në tribunë, Rooney vrapon me një marsh më shumë.

 

Antonella Roccuzzo 

E hapëm me një “Top të Artë” dhe e mbyllim me 4 të tillë. Nuk mund të mungonte në listë as bashkëshortja e Lionel Messit. Antonella Rocuzzo, pak e njohur për publikun do të mbështesë nga shkallët e stadiumeve sulmuesin argjentinas, por këtë herë ndryshe nga Afrika e Jugut, ajo mund të shfaqet në tribunë edhe me djalin që erdhi në jetë rreth një vit më parë. 4 vjet më pas, zbret në fushë një lojtar më i pjekur dhe me një familje perfekte. A do ta ndihmojë kjo sulmuesin argjentinas të fitojë trofeun që ëndërron? Për këtë duhet të presim dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë.

Për lojtarët, e dimë të gjithë cili është më i miri, por cili futbollist e ka femrën më të mirë? Shprehuni në hapësirën për komente…

Show More

Related Articles

Back to top button