VIP

Çiftet ‘VIP’ që u dhanë fund historive të dashurisë

Viti 2012 për disa nga emrat e njohur të skenës shqiptare nuk ka qenë aq i mirë.

Disa prej tyre, shpesh edhe mjaft të preferuar për publikun, u kanë dhënë fund historive të tyre të dashurisë. Disa kanë qenë lidhje të gjata, disa fejesa e disa të tjerë kanë qenë të martuar. Tani ata janë sërish vetëm, sërish në kërkim të lumturisë.

Gazeta Mapo ka përzgjedhur disa nga lidhjet më të përfolura mediatike të personave publikë shqiptarë:

Adela dhe Bjordi
Padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun qysh prej hyrjes së tyre në edicionin e dytë të ‘Big Brother’. Adela dhe Bjordi patën një lidhje të gjatë, e cila zgjati plot 3 vjet. Ata u bënë jo vetëm një çift i konsoliduar, por bënë që edhe më skeptikët të besonin në dashurinë e tyre. Shfaqja e tyre e fundit së bashku, ishte natën e 18 shkurtit, kur filloi ‘Big Brother 5’. Pas kësaj Bjordi u largua për në Itali, ndërsa Adela vazhdoi me planet dhe projektet e saj në media në Tiranë. Kjo shtoi dyshimet se mes tyre diçka nuk funksiononte. Vetë Adela dhe Bjordi nuk dhanë asnjë arsye se përse kjo lidhje nuk funksionoi më. Ata u përpoqën që motivet që çuan në fundin e historisë së tyre të mos i bënin publike, por largimi i Bjordit në Itali mendohet se ishte një arsye e fortë që bëri që historia e tyre të ndërpritej.

Kastro Zizo dhe Erleta Hoti
Kastro Zizo vetëm pak kohë më parë i ka dhënë fund martesës së tij të dytë. Para ndarjes ai pohoi se ishte mjaft i lumtur pas ardhjes në jetë të vajzë së tij, Nias dhe marrëdhënia me Erletën po ecte më së miri. Po krejt papritur mësuam se ai ishte ndarë edhe nga Erleta, duke i dhënë fund kështu edhe martesës së tij të dytë. Lidhja e Kastros me vajzën e njohur të ekranit kosovar u bë publike rreth një vit më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Dhërmi. Në fillim ata u përpoqën ta mohonin si lidhje, por më pas nuk hezituan ta bënin publike, duke treguar se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Pas lajmit të shtatzënisë së Erletës, çifti u martua në një ceremoni private dhe jetonin të dy në Prishtinë, ku Kastro punon si drejtor në një kompani mediatike.

Rozana dhe Mc Kresha
Ky vit duket se nuk ka qenë më i miri sa i përket jetës private të këngëtares Rozana Radi. Lidhja e saj me reperin kosovar Mc Kresha ka marrë fund në korrik të këtij viti. Rozi dhe Kresha jetuan historinë e tyre përreth një vit mes Prishtinës dhe Kosovës. Po duket se diçka nuk shkoi ashtu siç ata e kishin planifikuar, pavarësisht dashurisë mes tyre. Ata për një kohë të gjatë ishin edhe një nga çiftet e preferuar të revistave dhe mediave të tjera, në faqet e para të të cilave folën shpesh për lidhjen e tyre.

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula
Dafina dhe Ledri kanë qenë një tjetër çift i njohur, i cili pas gati një vit lidhjeje i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Fundi i kësaj historie ka shkaktuar jo pak telashe për të dy protagonistët. Vetëm pasi mbaruan xhirimet me sukses të këngës së tyre “Tonight”, edhe lidhja e tyre pësoi krisje. Shkak kryesor për t’i dhënë fund kësaj dashurie dyshohet se ka qenë presioni shumë i madh nga ana e Ledrit për të vazhduar më tej lidhjen me Dafina Zeqirin. Lidhja e tyre u vu në shënjestër edhe të grupit kundërshtar të Baba Stars, OTR. Në një këngë të Noizyt, ironizohej lidhja e Dafina Zeqirit me Ledrin. Sipas tekstit të këngës, Dafina para se të lidhej me Ledrin ka pasur shumë lidhje të tjera me këngëtarë që janë edhe miq të Ledrit. Po si të mos mjaftonin këto, një tjetër sherr mes ish-të dashurit të Dafinës, Kranarit dhe Ledrit duket se përkeqësoi gjithçka. Ndarja e Ledrit dhe Dafinës ndodhi në momentin kur karriera e të dyve arriti kulmin me këngën ‘Tonight’, e cila u kthye vetëm për pak javë në një nga këngët më të klikuara shqiptare në internet, duke thyer çdo rekord të mëparshëm të artistëve shqiptarë.

Landi i West Side Family
Landi i grupit të njohur West Side Family ishte një tjetër person i njohur, i cili këtë verë e kaloi si ‘single’. Pas një lidhjeje të gjatë me Irisin dhe një martese që zgjati disa vite, Landi dhe Irisi i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Ndërkohë, pas këtij ndryshimi në jetën e tij, vera e djalit simpatik duket se ka kaluar në plazhet e jugut me shoqërinë e tij, por edhe mes femrave simpatike. Njohja e tij me Irisin ka ndodhur qysh në rininë e hershme dhe pas shumë e shumë vitesh të lumtur kanë vendosur që ta celebrojnë lidhjen e tyre, duke e bërë kështu zyrtare për të gjithë. Të dy, si Landi edhe Iris, ishin besimtarë në të njëjtën kishë, një lidhje shumë e fortë kjo përgjatë gjithë këtyre viteve. Madje kënga “Mesazh”, një këngë që çmendi të gjitha vajzat në kohën kur u lansua, ka qenë një dedikim për Irisin.

Bertina dhe Erioni
Një nga çiftet e tjera shumë të dashura për publikun, dalë nga edicioni i tretë i ‘Big Brother’, fillimi i vitit 2012 i ka gjetur të ndarë. Bëhet fjalë për Bertinën dhe Erionin, lidhja e të cilëve mori fund pikërisht në prag të Vitit të Ri 2012. Arsyet se përse çifti u nda nuk u bënë asnjëherë publike, njëlloj si në rastin e Adelës dhe të Bjordit. Pas ndarjes, mesa dimë, Erioni vazhdon të jetë ende vetëm, ndërsa jeta private e Bertinës ka mbetur një mister. Pavarësisht skepticizmit ndaj medias dy muaj më parë, Bertina u përfol për një lidhje me ish-këshilltarin e Behxhet Pacollit, Esad Pushkar, por së fundmi ajo nuk është parë më në shoqërinë e tij.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button