Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Dasma kthehet në tragjedi, vriten vëllai dhe kunati i dhëndrit, arrestohen autorët

ELBASAN – Pak pas mesnatës, policia e Elbasanit arriti që të arrestojë autorët që shkaktuan tragjedinë në një dasmë, ku humbi jetën dy shtetas, ndërsa një tjetër ndodhet ende në gjendje të rëndë, pasi u qëlluan me thika gjatë një sherri banal.

Rreth orës 01-00 të mëngjesit të së hënës sipas Artan Hasanit, nëndrejtorit të Policisë së Qarkut të Elbasanit, operacioni i uniformave blu për arrestimin e autorëve të dyshuar të masakrës që ndodhi mbrëmjen e të dielës në një fshat të Elbasanit, u finalizua me sukses.

Shtetasi Edmond Eshja 40 vjeç dhe vëllai i tij Blerim Eshja 30 vjeç, të dy dyshuar si autorë të këtij krimi, u arrestuan në vende të ndryshme.

40-vjeçari sipas burimeve policore u kap në qytetin e Elbasanit ndërsa po tentonte të largohej ndoshta për jashtë vendit, ndërsa vëllai i tij më i vogël u ndalua nga policia në lagjen ku jeton familja e tij në fshatin ku ndodhi edhe tragjedia.

Rreth orës 19 të së dielës, Pëllumb Belegu 56 vjeç nga Çerma e Lushnjes gjeti vdekjen rrugës për në spital, pasi u qëllua në gjoks katër herë me thikë. Sipas mjekëve, plagët e rënda që 56-vjecari kishte marrë në trup sollën e dhe vdekjen e tij pasi arma e ftohtë i kishte prekur organet jetësore.

Njëkohësisht në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit përfunduan në gjendje të rëndë të plagosur me thikë edhe vëllezërit Mariglen dhe Edmond Dushku që të dy vëllezërit e dhëndrit të dasmës.

Sipas mjekëve shtetasi Mariglen Dushku ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të plagëve të thella që i ishin shkaktuar nga thika. Por fatkeqësisht ai pas disa orësh ndërroi jetë në spital duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Ndërkaq autorët e dyshuar të tragjedisë dhe viktimat ishin të ftuar në dasmën e familjes Dushku, e cila martonte djalin e saj të vogël. Autorët e dyshuar të krimit rezulton se kanë qenë miq të familjes ku zhvillohej dasma. Ndërsa viktima Pëllumb Belegu ishte dhëndër i familjes Dushku, e cila humbi edhe njërin nga djemtë e saj gjatë konfliktit të mistershëm. Dyshohet se përplasjet mes tyre kanë ndodhur për motive banale në oborrin e lokalit ku po zhvillohej ceremonia martesore.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button