Interesante

Del Piero zgjon nga koma një 12-vjeçare

Një mesazhi i incizuar me zë i Alessandro Del Pieros e ka zgjuar nga koma 15-ditore një vajzë 12-vjeçare nga Cerenzia e Italisë.
Il Crotonese njofton se vajza kishte rënë në komë menjëherë pas një ndeshjeje të Juventusit, të cilën e kishte parë në televizor. Ndërkaq, babai i saj, duke ditur se sa e admiron Zonjën e Vjetër e sidomos Alessandro Del Pieron, ka kërkuar nga ikona bianconere që të incizojë një mesazh të shkurtë.

“Shpresoj që të zgjohesh sa më shpejtë që të shikosh golat e mi”, ishte fjalia e incizuar që babai i 12-vjeçares ia kishte lëshuar asaj porsa e kishte marrë nga Del Piero.

Ndërsa pas vetëm 24 orësh pasi e ka dëgjuar zërin e kapitenit të Juves, vajza me emrin Giada është zgjuar nga koma.

“Ishim dëshmitarë të një mrekullie të vërtetë”, ka deklaruara babai i vajzës duke e falënderuar publikisht Del Pieron.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button