Interesante

Dënohen me vdekje për shkak të konsumit të alkoolit

Dy iranianë janë dënuar me vdekje në verilindje të Iranit, për shkak se në disa raste kanë konsumuar pije alkoolike, kanë njoftuar autoritetet lokale.

“Dy persona në tri raste kanë konsumuar pije alkoolike. Dy herët e para janë dënuar me rrahje me kamxhik, ndërsa tani janë dënuar me vdekje”, deklaroi Hasan Shariati, kryeprokurori i provincës iraniane, Horasan Razavi.

Këtë vendim e ka konfirmuar edhe Gjykata Supreme, por sipas ligjit iranian, personi i cili është dënuar me vdekje për shkak të konsumimit të alkoolit mund t’i shmanget dënimit, nëse pendohet.

Që nga revolucioni islamik në vitin 1979, prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit janë të ndaluara në Iran dhe konsumi i alkoolit i lejohet vetëm komunitetit të vogël të krishterë në këtë vend.

Pirja e një gote alkool në Iran dënohet me 80 goditje më kamxhik, por nëse një person kapet për të tretën herë duke pirë alkool, ai rrezikon dënimin me vdekje.

Herën e fundit një dënim i tillë është dhënë në vitin 2007, por personi i dënuar atëbotë është penduar, duke ju shmangur kështu dënimit më të rëndë.

Njëkohësisht, duket se konsumi i alkoolit është në rritje gjatë viteve të fundit.

Statistikat dëshmojnë se për çdo vit në Iran ilegalisht hyjnë nga 60 deri në 80 milionë litra alkool, ndërsa policia arrin të konfiskojë vetëm rreth 20 milionë litra.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button