Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Duke nxjerrë hekur për skarp, tre të vdekur

Altini, Dritani dhe Nazifi janë tre viktimat e radhës mes gërmadhave të godinave të shkatërruara, të amorizuara, të harruara prej vitesh nga shteti, por jo nga vetë ata.

Për tre të rinjtë, pjesëtarë të familjeve të varfëra, ish magazinat e rezervave të shtetit në fshatin Bratilë të Komunës Kodovjat, 40 km larg Gramshit, ishin burim të ardhurash.
Banorët kanë treguar se vetëm dy ditë më parë një kamion me hekur ishte nisur drejt Gramshit dhe ata do të mblidhnin pjesët e fundit të hekurit në këtë godinë të amortizuar.
Sipas banorëve të zonës mendohet se trupat kishin më se 20 orë që kishin  vdekur brenda godinës. “Teksa po nxirrnim trupat, gjetëm një sasi hekuri në dalje të godinës si dhe dy bombola, një me gaz dhe një me oksigjen, që shërbenin për të nxjerrë hekurin nga muret e godinës”.– ka thënë, për ATSH-në, shefi i Shërbimit të zjarrfikësve në rrethin e Gramshit, Armir Xhangolli. Sipas tij tre viktimat e kanë kuptuar që mund të ziheshin brenda në godinë dhe kanë tentuar të dalin, por shembja e tavanit ka qenë e menjëhershme dhe i ka zënë ato brenda. “Sipas mënyrës se si u gjetën tre trupat, mendohet se ata kanë tentuar të dalin, por nuk mundën dot”.- ka rrëfyer më tej Xhangolli.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin tragjedi të tilla. Varfëria ekstreme detyron burra, të rinj madje dhe fëmijë t’i drejtohen godinave të braktisura për t’i shembur e për t’i marrë hekurin, i cili më pas shitet për skrap.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button