“E Diell” rikthehet ne Top Channel

“E Diell” rikthehet në ekranin e Top Channel, tërësisht e riformatuar, por duke ruajtur qëllimin për të zbavitur, kënaqur dhe për të relaksuar publikun në ditën e fundit e javës.

Autorë janë Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, regjia Redi Treni, prezantuese vajzat bukuroshe: Xhemi Shehu, Albana Osmani, Diellza Kolgeci dhe Marina e Luana Vjollca, te cilave do t’u bashkohen me rubrika e tyre dhe Florian Agalliu e Adi Pojani. Ja cilat janë disa prej të rejave që do të ketë ky program. Ato i rrëfen vetë autori Rexhepagiq: “”E Diell’ vazhdon rrugëtimin e vet në menyrë të qetë dhe të sigurt. Kemi një ristrukturim të plotë të programit, e kemi ndarë në shtatë segmente, ku vetëm njëri është më i gjatë se 30 minuta. Do të jetë një gjallëri, një dinamikë shumë e madhe, por duke mos harruar në asnjë moment të respektojnë idealin tonë programor, që të jetë një e diel e qetë, e këndshme për shumë njerëz, që janë të stërngarkuar nga ky realiteti ynë politik, nga ky dinamizëm që jeta na ofron të gjithëve.Ky program i dedikohet një qytetari normal, që dëshiron që të dielën ta kalojë i relaksuar, të përmbushet me informacionin, te qeshë me batuta, të kënaqet me këngë. Të ndjejë edhe spektaklin, i cili do të jetë në pjesën e fundit të programit,por edhe të kenaqet me kuriozitete dhe me gjëra të papara gjer më sot”.

Cilat do te jene disa prej rubrikave?

“Një varg rubrikash të reja, duke nisur nga “Asgjë personale”, në të cilën ekspertët do të analizojne veshjet e personave VIP dhe duke shkuar edhe në intervista shumë personale. Ka rubrika muzikore, recetat e dashurisë dhe në programin tonë do të ketë edhe show te këngëtarëve më popullorë”, thotë Rexhepagiq.

“E Diell” kete vit nuk do te hyje ne shtepite e shqiptareve vetem nepermjet ekranit. Por ne disa prej tyre….”Adi Pojana do të trokasë në dyert e shikuesve tane për t’u dhuruar para, nëse ata do të jenë në gjendje t’u përgjigjen disa pyetje të kulturës së përgjithshme”, shton Rexhepagiq.

Nga 2 tetori, “E Diell” e re per te dielat e shqiptareve!

Tags: , , , , , , , ,

Publikoni komentin tuaj!

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org.!

Komenti juaj: