LifeStyle

Femrat më të pushtetshme në planet

Revista “Forbes” publikoi listën me 100 femrat më të pushtetshme të planetit. Dhjetë vendet e para janë monopol i grave që vijnë nga bota e politikës dhe ajo e biznesit.

Po kush janë dhjetë vendet e para?

1) Angela Merkel, 57 vjec: Vlerësohet nga Forbes falë udhëheqjes së vendit më të fuqishëm ekonomikisht të eurozonës dhe për ndikimin e Gjermanisë dhe të saj personal në politikat financiare në këtë kohë krize në Europë.

2) Hillari Klinton, 63 vjec: Sekretarja amerikane e Shtetit ndodhet në vend të dytë falë pushtetit që i jep asaj pozicioni në krye të diplomacisë amerikane. Klinton vlerësohet për qendrimet e mbajtura ndaj protestave në botën arabe.

3) Dilma Rusef, 63 vjec: Presidentja e Brazilit e mandatuar në fillim të këtij viti, shpejt do të ambientohej me postin e numrit një të një ndër shteteve që ka një performancë zhvillimi në fushën ekonomike mjaft pozitive. Rusef vlerësohet për rritjen e influencës politike globale të Brazilit.

4) Indra Noji, 55 vjec: Drejtuese e gjigandit amerikan të pijeve freskuese, Pepsi. Vlerësohet për aftësinë e saj për gjetjen e tregut dhe për rritjen e shitjeve për kompaninë që drejton.

5) Sheril Sandberg: 41 vjec: Drejtoresha e rrjetit social Facebook. Shumë besojnë se pas suksesit të pjellës së Mark Zurkerberg fshihet pikërsiht Sandberg. Largimi nga Google Inc. për tek Facebook ishte edhe “molla e sherrit” mes dy kompanive gjigande të internetit.

6) Melinda Gates, bashkëthemeluese dhe bashkëdrejtuese e fondacionit “Bill & Melinda Gates”. Falë drejtimit të saj, fondacioni ka krijuar një imazh tepër pozitiv në SHBA duke tërhequr mjaft fonde për personat në nevojë.

7) Sonia Ghandi, 64 vjec: Kryetarja e Partisë së Kongresit Kombëtar në Indi. Pavarësisht luhatjeve në hierarkinë drejtuese të Indisë, vazhdon të mbetet një ndër personat me më shumë influencë në vend.

8) Michelle Obama, 47 vjec: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara mbetet në top 10. Vlerësohet roli dhe sjellja model si bashkëshorte e presidentit të Amerikës, dhe natyrisht ka ndikimin e saj për cdo vendim të bashkëshortit.

9) Kristinë Lagarde, 55 vjec: Kur mbante postin e Ministres së Financave në Francë as që mund të mendohej se do të ndodhej në top 10 e femrave më të fuqishme të planetit. Por pozicioni në krye të FMN-së, e rendit Lagard në vendin e 9 të femrave më të fuqishme në planet.

10) Irene Rosenfild, 58 vjec: Drejtuesja ezkekutive e “Kraft Foods” në Shtetet e Bashkuara. Fuqizimi tej mase i kompanisë nën drejtimin e saj, automatikisht fuqizoi edhe personalitetin dhe influencën e Rosenfild.

E gjithë top 10 e femrave më të fuqishme në planet është “pushtuar” nga femra që vijnë nga bota e politikës apo e biznesit. Surprizë është këngëtarja Lady Gaga, që sipas Forbes pozicionohet në vendin e 11 të 100 femrave më të pushtetshme në planet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button