VIP

Gjinden 12-të anestetikë në dhomën e Jackson

Një hetues ka gjetur 12-të shishe me anestetikë të fuqishëm në dhomën e fjetjes së Michael Jackson pas vdekjes së tij në qershor të vitit 2009.

Hetuesja Elissa Fleak mori fjalën në seancën dëgjimore e cila u mbajt në Kaliforni të premtën, që pati për qëllim marrjen e vendimit nëse Dr.Conrad Murray duhej akuzuar për vdekjen e Mbretit të Pop muzikës.

Fleak zbuloi se gjatë kërkimeve në shtëpinë e Jackson, ajo ka gjetur 12 shishe anestetikë tejet të fuqishëm, duke përfshirë dy fare pranë shtratit të këngëtarit të ndjerë.

“Aty kishte aq shumë shishe, nuk më kujtohet se cilat ishin të mbushura e cilat të zbrazëta”, theksoi Fleak.

Seancat dëgjimore preliminare filluan të martën dhe pritet që të zgjasin dy javë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button