Teknologji

Google Analytics me të dhëna në kohë reale

Google ka filluar të ofrojë një funksion të ri në kohë reale, Google Analytics Real Time, në kuadër të shërbimit të saj të analizave të trafikut, Google Analytics.

Raportet e Real Time janë në dispozicion në versionin e Google Analytics dhe administratorët e llogarive do t’i marrin ato në kohë reale.

Gjiganti i internetit, kompania Google gjatë ditës së sotme e ka lëshuar këtë funksion të ri për “disa prej nesh” mësohet të ketë thënë John Jersin, menaxheri i produktit Analytics në blogun e kompanisë së tij.

Përdoruesit të cilët dëshirojnë të dinë se si një fushatë ose postim po ecë, mund ta kuptojnë këtë në mënyrë automatike përmes matjes së trafikut në faqe, apo postimeve në ndonjërin prej rrjeteve sociale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button