Lajme

Institucionet fshehën krimet e maqedonasve në 2001-shin

Institucionet shtetërore të Maqedonisë kanë fshehur nga Tribunal i Hagës të gjitha rimet e luftës që u bënë në vitin 2001 ndaj popullatës civile shqiptare, vlerësojnë ekspertët juridikë.  Sipas tyre, Tribunali i Hagës do të dënonte edhe tjerë pjesëtarë të  forcave maqedonase përveç Johan Tarçullovskit, në rast se do të dërgoheshin atje të gjitha veprat e tyre ndaj popullsisë civile shqiptare që kishin elemente të krimeve të luftës.

“Ka pasur shumë raste ku maqedonasit kanë bërë krime lufte. Siç ishte rasti i vrasjes së familjes Zymberi në Sllupçan, ku sot e asaj dite askush nuk është akuzuar për këtë e lëre më të dërgohet ky proces në Hagë. Maqedonia deri më tani vetëm për pjesëtarët e UÇK-së ka dërguar lëndë në tribunalin e Hagës”, tha Naser Ziberi, ekspert juridik. Ai shtoi se edhe rasti i Lubetenit në Hagë nuk është dërguar nga Maqedonia, por me vetë iniciativë të Hagës është vendosur që të shqyrtohet kjo lëndë në të cilën njëri nga të akuzuarit u shpall i fajshëm dhe tjetri i pafajshëm. “Mos kujdesi i shtetin ndaj popullit shqiptarë vërehet se edhe për rastin e Lubotenit në të cilin u masakruan civil shqiptarë nuk është dërguar në Hagë, por nga ankesat e shumta të Bashkimit Evropian, Tribunali i Hagës ka marrë iniciativë që të shqyrtojë këtë rast në të cilin një nga të akuzuarit u shpall i fajshëm dhe tjetri i pa fajshëm”, theksoi Ziberi. Gjithashtu edhe eksperti tjetër juridik, Osman Kadriu vlerësoi se për rastin e Lubetenit kanë mbetur shumë gjëra enigmë. “Është e vërtetë që njëri nga të dyshuarit për masakrën e Lubotenit është shpallur fajtor, por shumë gjëra kanë mbetur enigmë, sepse vetë aksioni i realizuar ka qenë shumë mirë i përgatitur që na bën të mendojmë se pas tij fshihen edhe shumë persona”, tha Kadriu. Ai shtoi se rasti i Lubotenit duhet të riaktualizohet dhe të shqyrtohen edhe një herë dëshmitarët dhe të akuzohen të gjithë ata që kanë bërë krime lufte ndaj popullit civil shqiptarë. Sa i përket riaktualizimit dhe paraqitjes së rasteve ku është bërë krim, Ziberi tha se të gjitha ato fakte dhe dëshmi duhet të paraqiten në Tribunalin e Hagës me qëllim që të del e vërteta në pah dhe të dënohen ata persona që kanë vrarë njerëz të pa fajshëm. “Shumë raste kanë mbetur pa u zbardhur. Shumë persona janë vrarë dhe zhdukur në mënyre misterioze, andaj shqiptarët duhet të ngrenë zërin dhe t’i paraqesin ato në tribunalin e Hagës, me qëllim që e vërteta të del në pah”, tha Ziberi. Ndërkaq interpretimi autentik i Ligjit për amnisti, më në fund gjeti zbatimin, e me këtë edhe realizimi i marrëveshjes Ahmeti – Gruevski. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, mori fund procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për rastin ‘Punëtorët e Mavrovës’ dhe për tre lëndët tjera të kthyera nga Tribunali i Hagës si ‘Udhëheqësia e UÇK-së’, ‘Penda e Likovës’ dhe ‘Rrëmbimi i civilëve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button