Teknologji

iPod Touch i ri nga Apple me procesor A5

Apple ka lëshuar disa informata shtesë rreth produktit të ri në linjën e iPod Touch.

Duket se pajisja përdor procesorin A5 të Apple që do të thotë se iPod Touch i ri do të ketë performancë të ngjashme me iPhone 4S.

Ueb sajti japonez Mac Otakara ka postuar disa foto të pajisjes së re dhe disa specifika shtesë janë bërë të ditura të cilat mund ti shihni në foton më poshtë.

iPod Touch i ri ka ekran me rezolucion 1,136×640 me densitet të pikselave 326 ppi, që do të thotë se ekrani është i njejtë për nga performance me atë të iPhone 5 vetëm së iPod Touch i ri ka bateri më të vogël, prej 930 mAh.

Apple pritet të filloj shitjen e pajisjes së re në javët e ardhshme edhepse ende nuk kanë dhënë datë të saktë të lansimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button