Lajme

Ja pritja që iu bë Edi Ramës në Beograd, pamje nga një kënd tjetër (Video)

Vizita e Edi Ramës në Beograd, e para e një udhëheqësi të Shqipërisë pas 68 vitesh, u shoqërua me tension të paparë. Rama udhëtoi në Beograd, pas një situate tensioni mes Shqipërisë dhe Serbisë, e shkaktuar nga incidenti në ndeshjen e futbollit për kualifikimet për kampionat evropian.

Por ajo që ndoshta nuk pritej të ndodhte sot, ja që ndodhi.

Përmendja e realitetit Kosovë e pavarur nga Edi Rama në konferencën për shtyp të dy kryeministrave, acaroi tej mase Aleksandar Vuçiqin, transmeton lajmi.net.

Ai e cilësoi provokim deklaratën e Ramës. Por tensioni u vërejt që në ceremoninë pritëse që Vuçiq i bëri Ramës.

Aty në asnjë moment nuk u pa buzëqeshje në fytyrat e dy homologëve.

Shikoni më poshtë një video, e xhiruar nga një kënd tjetër, gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes që iu bë kryeministrit Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button