VIP

Jehona Dreshaj, ja motra “cool” e Afërdita Dreshaj

Mesa duket, në familjen Dreshaj bukuria qënka dhuratë e natyrës. Përveç Afërdita Dreshaj, modeles, këngëtares dhe imazhit të disa spoteve publicitare në Shqipëri dhe jo vetëm, të cilën e njohim edhe për lidhjen e saj me këngëtarin shqiptar nga Maqedonia Shpat Kasapi, edhe motra e saj Jehona Dreshaj gëzon një pamje për tu admiruar.

Edhe pse jo modele në profesion, pasi bukuroshja i është futur fushës së mjekësisë në Detroit të Shteteve të Bashkuara, aty ku jeton me familjen, Jehona gëzon linja trupore perfekte.

Jehona, siç mund të shihet edhe në fotot e saj në Facebook, është e kundërta e Afërditës, (në pamje) pasi është brune, por e kanë një të përbashkët që bie shumë në sy, ëmbëlsinë.

Siç mund të kuptohet edhe nga komentet që bën Jehona në profilin e saj në Facebook, vajzat bukuroshe nuk janë vetëm motra, por edhe shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën.

[portfolio_slideshow id=17413]

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button