DashuriaEdukata Seksuale

Kur bëjmë më së shpeshti dashuri?

dashuriNjë anketë të cilën e ka bërë prodhuesi britanik i veglave dhe lodrave seksi Lovehoney, ka zbuluar që gushti është muaji më seksual në vit, të cilin e pasojnë qershori dhe korriku.

Shkencëtarët besojnë që arsyeja e rritjes së aktivitetit seksual në dritën e diellit e cila ngre nivelin e hormoneve të serotoninës, dopaminës dhe testosteronit.

Besohet që jemi më të zjarrtë gjatë muajve të verës, sepse veshim më pak rroba andaj edhe më lehtë flirtojmë. Njëkohësisht, dielli na nxit që të ndihemi të lumtur dhe më tërheqës. Relaksimi gjatë pushimit vjetor gjithashtu i ndihmon aktivitetit seksual, sepse njerëzit kanë më shumë kohë.

Megjithëkëtë, anketa ka treguar që muajt e stinës së dimrit për shumicën e njerëzve janë periudhë e abstenimit , ndërkaq është interesante që më së paku seks bëhet në muajin tradicional “romantik” të shkurtit.
Me siguri fjala është për nivelin e lartë të hormonit melatoninë në organizëm gjatë muajve të dimrit, gjë që rezulton me afsh më të ulët seksual, me depresion dhe letargji.

Kur bëjmë më së shpeshti dashuri: 1) gusht, 2) qershor, 3) korrik, 4) maj, 5) dhjetor, 6) shtator, 7) prill, 8) tetor, 9) mars, 10) janar, 11) nëntor, 12) shkurt.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button