LajmeMaqedonia

Maqedoni, ‘Alfat’ kanë ndaluar 277 persona

Njësia e posaçme mobile policore, “Alfa” gjatë muajit të kaluar ka arritur që të ndalojë dhe arrestojë 277 persona, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të bërë, muajin e kaluar nga ky njësit janë legjitimuar 644 persona, janë kryer 80 kontrolle të makinave dhe kontrolle tjera.

Për pjesëmarrje në rrahje dhe sulme fizike janë ndaluar 7 persona, për nënçmim të personave zyrtar – policë janë ndaluar dy persona, ndërsa për shkeljen e rendit dhe qetësisë është ndaluar një person.

Në rastet e tjera, katër persona janë ndaluar për posedim të armëve pa leje, ndërsa 27 për posedim të narkotikëve. Numri tjetër i të ndaluarve bën pjesë në rastet për shkeljen e ligjeve dhe rendit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button