Me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri flenë çiftet më të lumtura

me-fytyr-Çiftet më së shpeshti flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, ndërkaq më të kënaqur janë ata që flenë të kthyer me fytyrë nga njëri-tjetri. Mirëpo, edhe më të lumtur janë ata që flenë sa më afër njëri-tjetrit.

Pozita në të cilën flini gjumë zbulon se sa është e fortë dhe e lumtur lidhja juaj, kanë konstatuar shkencëtarët e Universitetit të Hertfordshires në një studim të bërë me 1.100 veta, transmeton Telegrafi.

Më shumë se gjysma e çifteve të cilët flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri janë të lumtur, mirëpo njësoj thonë edhe 74 për qind e tyre të cilët flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, derisa më të lumturit janë ato çifte të cilat preken me shpinë apo flenë të përqafuar. Çiftet më së shpeshti flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, një e treta e tyre janë të kthyer në të njëjtin drejtim, ndërkaq vetëm 4 për qind flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri.

Rreth 34 për qind e çifteve flenë goxha afër njërit-tjetrit dhe preken, ndërkaq pothuajse 12 për qind e tyre kanë distancë nga njëri-tjetri vetëm 2,5 centimetra. Ndër ata që flenë të përqafuar, janë të lumtura ato çiftet të cilat flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri.

Pothuajse 94 për qind të cilët preken gjatë gjumit janë të lumtur dhe të kënaqur me lidhjen e tyre, ndërsa njësoj mendojnë 68 për qind e tyre të cilët flenë në pozitën në të cilën nuk kanë kontakte në pozitën në të cilën flenë.

Hulumtimet e mëhershme kanë konstatuar që njerëzit të cilët flenë në pozitën fetale janë të pavendosur, dhe kanë prirje vetëm për të kritikuar. Gjumi në shpinë lidhet me njerëzit e sinqertë dhe të sigurt, ndërkaq ata që flenë në bark janë perfeksionistë. Njerëzit që flenë me këmbë gjysmë të lakuara janë të gatshëm për pajtim dhe kompromise.

1,041 total views, 3 views today

Share this post:

Related Posts

Comments are closed.