Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Ndërroi jetë gazetarja Zirie Luma

Pas një sëmundje të rëndë të hënën ndërroi jetë, gazetarja dhe redaktorja e televizionit “Era” nga Shkupi, Zirie Luma.

E ndjera ishte gazetare dhe redaktore shumëvjeçare në këtë medium.

Zirie Luma lindi më 17 shtator të vitit 1959  në Globoçicë të Kosovës dhe është diplomuar për psikologji në Universitetin “Kiril dhe Metodij” në Shkup Ajo dha një kontribut të paçmueshëm dhe të pashlyeshëm si në  punën e TV ERA  ashtu edhe në ngritjen e një plejade gjeneratash të kuadrit gazetaresk që tani punojnë në më shumë media brenda dhe jashtë Maqedonisë.

Me vdekjen e Zirie Lumës, gazetaria shqiptare në Maqedoni  ka humbur jo vetëm një kolege por edhe një aktiviste të palodhshme për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve.  Redaksia e gazetës “Lajm” shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes me rastin e humbjes së koleges sonë të nderuar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button