Ndërroi jetë Mbreti Leka Zogu i Parë

Pretendenti i fronit mbretëror Leka Zogu i Parë ka ndërruar jetë sot në moshën 73 vjeçare në Spitalin Nr.5 në Tiranë.

Vdekja e tij pasoi pas një fibrilacioni arterial, formë e artmisë. Leka Zogu i Parë para disa ditëve ishte shtruar në në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Tiranë.

Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore.

Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 73-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore të tij.

Artikuj të Ngjajshëm

Tags: , , , , ,

Publikoni komentin tuaj!

Administratorët e Zemra.Org mbajnë të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!
Subscribe to Comments RSS Feed in this post

One Response

  1. mè vjen keq qè ka ndruar jet zoti e coft nè gelnet

Komenti juaj:

VEREJTJE:

Administratorët e Zemra.Org mbajnë të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!

*
*