VIP

Olta Gixhari: Kam 5 vjet që s’vesh kurrë brekë

Aktorja Olta Gixhari ka provokuar duke nxjerrë “zogun” në emision live. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Në 1 Javë”, në “Top Channel”.

Nata nisi me prezantimin e një prej personazheve që sipas vetë moderatores së “Në 1 javë”, “edhe kur është pushim e s’bën asgjë, ajo krijon lajm”! Dhe vërtetë ashtu ndodhi, vetëm 2 minuta zgjati magjia e rikthimit të ish-prezantueses së “Big Brother” në ekran, pasi me të dalë në skenë Olta Gixhari, kontrasti u duk qartë.

Fustani i gjatë, i kuq e i derdhur, zbulonte një pjesë të mirë të këmbëve joshëse të aktores, e cila, shpenguar zbriti shkallët me pëlhurën e çarë deri rrëzë kofshëve. Kaq do të mjaftonte që mediat rozë të fotografonin nga televizori lëvizjet e bjondes së ëmbël, e në mes të natës të shpërthenin me botime “bombastikë”. Tituj që me sa duket, eklipsuan ngjarjen e madhe që Top Channel parapërgatiste; rikthimin e Arbanës.

Megjithatë, artikujt e shpërndarë mbi paraqitjen e Olta Gixharit ishin abuzivë. Pothuaj të gjithë titujt cituan një prononcim të aktores gjatë programit, që as nuk u dëgjua nga goja e saj. E aq më tepër, në prani të Arbanës e cila nuk do të linte shkas që vëmendjen e shumëpritur, ta çonte tek ndonjë deklaratë e tillë, e cila do t’i rrezikonte seriozisht protagonizmin.

“Olta Gixhari: Kam 5 vjet që nuk vesh brekë” u bë kryelajm në portale, media të cilat edhe këtë herë, shpikën ‘scoop’-in e rradhës për hir të klikimeve. Por, duke i shkelur “në kallo” Arbanës.

Askush nuk u mor me rikthimin në formë, madje me paraqitje më të mire se sa para shtatzënisë së moderatores. Jo, të gjithë folën për Olta Gixharin, sikur Arbana të mos ishte shkëputur asnjëherë nga jeta publike.

Kjo “bukuri” vjen nga qyteti i Durrësit. Olta Gixhari përveçse një nga femrat më joshëse të showbiz-it shqiptar, radhitet edhe si ndër më të talentuarat.

Ajo është aktore protagoniste në disa shfaqje teatrale dhe filma artistikë.

Gixhari u bë faktor në skenën shqiptare që nga pjesëmarrja e saj në “Pamje nga ura”, përkrah Timo Fllokos, kur u përzgjodh midis dhjetëra studentësh.

Kjo i hapi rrugën një karriere të shkëlqyer dhe shpejt artistja bionde u pa në disa role.

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button