VIP

Pitt dhe Jolie të martohen këtë vikend?

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë nxitur spekulimet se do të martohen së shpejti me një festë që pritet të zhvillohet këtë vikend në shtëpinë e tyre në Francë.

Mysafirët tashmë kanë arritur në vend, përfshirë edhe nënën e Brad, Jane, dhe babain Bill. Argjendari i njohur Robert Procop, i cili përgatiti unazën e fejesës së Angelinës, po ashtu është mysafir.

Ngjarja thuhet se do të organizohet për përvjetorin e 50-të të prindërve të Brad, por banorët e zonës mendojnë ndryshe dhe thonë se ka një “zhurmë të vërtetë” aty.

“Brad ka fluturuar më herët për të parë përgatitjet, por të gjithë janë këtu tashmë. Ata thonë se është për Jane dhe Bill, por mund të ketë diçka në të. Madje edhe argjendari privat i Angelinës është këtu”, ka thënë burimi.

Dyshja, të cilët u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Mr. and Mrs. Smith” në vitin 2005 dhe kanë gjashtë fëmijë së bashku, zbuluan fejesën në muajin prill.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button