Shendetesi

Produktet që parandalojnë plakjen

Është e gjatë lista e mineraleve, vitaminave dhe antioksiduesve që nevojiten për të parandaluar plakjen, por edhe lufta ndaj stresit është veçori mjaft themelore.

Këto produkte, më së miri do të ishte që të konsumoheshin përmes ushqimit, pasi në këtë mënyrë shtojnë imunitetin.

* Vitamina C është e dobishme për trupin e njeriut. 500 mg brenda ditës zbut të gjitha proceset e infektuese, edhe ato të lëkurës. Forcon imunitetin e lëkurës dhe mbron nga radikalet e lirë.

* Gjithashtu 250 mg karotenoidë në ditë shërbejnë për rritjen e rregullt të flokut dhe të thonjve. Rregullon dhe sekretimin e sebumit.

* 200 mg vitamin D në ditë ngadalësojnë plakjen e qelizave.

* 400 mg vitaminë E në ditë ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe rigjeneron qelizat trupore.

* 100 mg acid alfaliponik në ditë shton absorbimin e vitaminave B, E dhe C. Acidi alfaliponik është shumë i rëndësishëm për njeriun pasi ai depërton në çdo qelizë që gjendet në organizëm.

* 30 mg koenzima Q10 duhen përdorur në ditë. Kurse personat që kanë kaluar të 60-t duhet të përdorin 60 mg, pasi kjo substancë inkurajon krijimin e qelizave të reja dhe në masë shumë të madhe parandalon plakjen.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button