Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Rrahje masive në Gostivar

gostivariNë një rrahjen masive që ndodhi në rrugën “Balindollska” në Gostivar, policia ka arrestuar gjashtë persona.

Katër prej tyre janë ftuar në bisedë informative, ndërkohë po kërkohen edhe disa të tjerë që ishin pjesëmarrës në këtë incident.

Sipas informacioneve të policisë së Gostivarit, tek disa prej tyre janë gjetur shkopinj bejsbolli. Një person ndërkohë ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dhembjeve në kokë, ndërsa të tjerët nuk kishin lëndime të rënda.

Shkak për rrahjen, ka qenë mosmarrëveshja disavjeçare ndërmjet familjeve, që rezultoi me incident të këtyre përmasve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button