VIP

Scarlett i vret meshkujt me trupin e saj (Video)

sjNë filmin “Under the Skin”, Scarlett Johansson luan rolin e një jashtëtokësoreje, e cila i josh meshkujt dhe më pas “e thith” jetën nga ata.

Në disa skena, ajo është dashur të zhvishet e tëra, duke qenë se, sipas skenarit, trupi i saj i zhveshur është një armë e fuqishme.

“Jam tmerruar kur e kam shikuar filmin për herë të parë, sepse nuk e kam ditur se si do të shfrytëzoheshin skenat lakuriqe”, ka thënë aktorja.

Kjo është hera e parë që 29-vjeçarja zhvishet e tëra për nevojat e një filmi.

“E kam ditur se disa njerëz do të xhirojnë edhe ato pjesë vetëm për faktin që jam lakuriq. Më është dashur të vlerësoj nëse ia vlen të rrezikoj dhe nëse ka rëndësi për skenarin, apo është fjala thjesht për lakuriqësi”, ka deklaruar Scarlett.

Show More

Related Articles

Back to top button