DashuriaEdukata Seksuale

Seksi Ne Shtatzani

shtatzNese jeni shtatzan apo edhe ndoshta planifikoni te mbeteni shtatzan ju sigurisht se keni gjetur deri me tani informata me bollek rreth seksit para shtatzanis dhe seksit pas lindjes (pritni nje jet me pak aktivitet seksi pasi te keni edhe nje (femija juaj) ne shtepi).

Por pak ka bisedime rreth temes si seksi ne shtatzani, dhe kjo eshte ndoshta pershkak te tendencave kulturore qe kemi dhe themi se nenat shtatzana nuk jane per seks.

[wp-like-locker]

Sikur shume njerez qe presin te behen prinder edhe ju ndoshta keni pyetje rreth siguris se seksit ne shtatzani dhe cka eshte normale per shumecn e qiftaveE po, cka eshte normale mund te ndryshoj shume, por nje fakt e ke te sigurt per te cilen mundesh shlire te llogaritesh se do te ket ndryshime ne jeten tuaj seksuale. Komunikimi i hapur do te jet qelesi per mardhenie te knaqeshme dhe te sigurta seksuale gjate shtazanis.

A Eshte I Demshem Seksi Ne Shtatzani?

Nese keni nje shtatzani normale seksi ne shtatzani konsiderohet i sigurt gjat te gjitha fazave te shtatzanis.

E cka konsiderohet si shtatzani normale?

Eshte ajo shtatzani qe konsiderohet me rrezik te vogel te komplikimeve sikur abortimi apo lindja e parakohshme. Flisni me mjekun tuaj apo me gjinkologun nese nuk jeni e sigurt nese bini ne njeren nga keto kategori. Pjesa ne vijim e keti artikulli mundet gjithashtu te ndihmoj).

Natyrisht vetem pse seksi ne shtatzani eshte i sigurt nuk don te thote qe medoemos ju e deshironi ate! Shume nena shtatzana zbulojne se deshira e tyre per te pasur seks ndryshon gjate fazave te shtatzanis. Perveq tjerash shume grave shtatzana ju duket e pa sikletshme te bejn seks pasi trupi tyre fillon te rritet e te ndryshoj.

Ju dhe pertneri juaj duhet ti mbani linjat e komunikimit te hapura lidhur me mardheniet e seksuale. Mund te flisni per menyrat tjera qe te permbush nevojat tuaja seksuale. E ndoshta ju duhet edhe te ekspirementoni me pozitat seksuale per te gjetur ate qe ju pershtatet dhe ju pelqen.

Shume shtatzana zbulojne se deshira dhe motivimi i tyre per seks humbet ne periudhen e fundit te shtatzanis. Jo vetem per shkake te rritjes se trupit te tyre por gjithashtu edhe pershkake te preokupimit me lindjen e pashmangshme dhe eksitimin faktit qe do te behet nene.

Kur Eshte Seksi Ne Shtatzani I Pasigurt

Jane dy tipe te sjelljeve seksuale qe jane te pasigurta per cilendo grua shtatzane:

  • Nese bene seks oral partneri juaj asesi nuk guxon te ju fry ne vagine. Futja e ajrit brenda mund te shkaktoj emboli (blokad te eneve te gjakut), qe potencialisht mund te jet fatale si per nenen ashtu edhe per foshnjen.
  • Ju nuk duhet te keni mardhenie seksuale me partner historia seksuale e te cilit eshte e panjohur per ju apo i cili mund te ket ndonje semundje seskualisht te transmetueshme sikur herpes, lyrtha gjenitale, klamidia apo edhe HIV. Nese infektoheni semundja mund te transmetohet tek foshnja me pasoja potencialisht te rrezikshme.

Nese mjeku juaj apo gjinekologu zbulon apo parasheh disa komplikime te rendesishme me shtatzanin tuaj ai apo ajo sigurisht se do te ju udhezoj kunder mardhenieve seksuale gjat shtatzanise. Faktoret me te zakonshem te rrezikut perfshihen:

  • kercenimi i mundesis se abortimit apo edhe histori te abortimeve te mehershme si pasoj e ndonje semundje apo pamundesis per te mbajtur dhe rritur foshnjen.
  • histori e lindjes se parakohshme (ju ndoshta keni lindur me heret nje foshnje para 37 javeve) apo keni shenja qe tregojnje per rrezikun e lindjes se parakoshme (sikur shtrengimet (kontrakcionet) e parakoshme te mitres).
  • gjakderdhje vaginale e pasqarueshme, sekretim apo ngerqe
  • rrjedhje te lengut amniotic (lengu qe mbeshtjell foshnjen)
  • placenta previa, nje gjendje ne te cilen placenta (strukture e pasur me gjak qe ushqen foshnjen) bie aq poshte saqe mbulon kerviksin (hapjen e uterusit)
  • kerivks jokompetent, nje gjendje ne te cilen kerviksi dobesohet dhe hapet parakohe keshtu duke ngritur rrezikun per deshtim apo lindje te parakoshme.
  • fetus te shumfisht (keni binjak apo trenjak, etj.)

Pyetjet Dhe Brangat E Zakonshme

Ne vijim keni pyetjet me te zakonshme rreth seksit ne shtatzani.

A mundet Seksi Te Lendoj Foshnjen?

Jo, jo direkt. Foshnja juaj eshte plotesisht e mborjtur nga thesi amniotic (nje qese me mure te holla qe mban fetusin dhe lengun rrethues) dhe muskujt e fuqishem te mitres.
Perveq tjerash ne kerviks gjinded edhe nje tape e trashe nga mukoza qe ndihmon dhe mbron ate nga infeksionet. Penisi nuk bie ne kontakt me fetusin gjate maredhenieve seksuale.

A Munden Mardheniet Apo Orgazma Te Shkaktoj Dështimin E Shtatzanis Apo Shtrëngimet?

Ne rastet e shtatzanive normale me rrezik te ulet, pergjigja eshte , jo. Shtrengimet qe i ndjeni gjat dhe pak pas orgazmes jane plotsisht ndryshe nga shtrengimet e lindjes. Sidoqofte, ju duhet te konsultoheni me mjekun apo gjinekologun qe te siguroheni se shtazania e juaj bie ne kategorit me rrezik te ulet. Disa nga mjeket rekomandojne qe te gjitha grate shtatzana duhet te nderpresin mardheniet seksuale ne javet e fundit te shtatzanis, si mase parandaluese e ndonje komplikimi, pershkake semeni (lengu i spermes) permbane nje kemikal qe mund te stimuloj shtrengimet. Konsultohu me mjekun se cka ai apo ajo mendon.

A Eshte Normale Qe Te Me Rritet Apo Zvoglohet Deshira Per Seks Ne Shtatzani?

Ne te vertet te dy keto mundesi jane normale. Shume gra shtatzana zbulojne se simptomet sikur plogeshtia, perzierja (ndjenja per te vjell), forcimi i gjinjeve dhe ngritja e nevojes per te urinuar e bejne seksin shume te padeshirueshem, veqanarisht gjate tre mujorit te pare. Ne pergjithsi plogeshtia dhe perzierja zvoglohen gjat tre mujorit te dyte dhe deshira per seks tek disa gra ngritet. Gjthashtu disa gra zbulojne qe liria nga brengat per kontraceptim e kombinuar me nje sens te ripertrir te afersis me partnerin, e ben seksin me te knaqshem. Deshira ne pergjithesi bie prap gjat tre mujorit te fundit me rritjen e mitres dhe realitetit qe ndjenja se cka eshte ka vie per te ndodhur futet brenda.

Edhe deshira e partnerit tuaj per seks gjason te bie apo ngritet. Disa njerez ndjehen edhe me te afert me pertenerin e tyre shtatzan dhe knaqen me ndryshimet ne trupin e tyre. Disa tjere ndjenje deshire me te vogel pershkake te friges se barres se nje prindi apo pershkake te brenges se shendetit si te nenes ashtu edhe te foshnjes te palindur.

Partneri juaj mund te ket telashe te pajtohet me identitetin tuaj si partner seksual me identitetin tuaj te ri (dhe te rritur ne pamje) si nje nene qe pret te linde. Prap, mos harroni se komunikimi i hapur me partnerin tuaj mund te jet nje ndihmes e madhe qe ti zgjedhni keto probleme.

Kur Duhet Thirr Mjekun

Mjeku duhet thirr nese jeni te pasigurt nese seksi eshte i sigurt per ju. Gjithashtu, thirreni nese vereni ndonje simptom te pazakonte pas mardhenieve; simptome sikur dhimbje, gjakderdhje, apo sekretim, apo nese ndjeni shtrengime te cilat duket se vazhdojen gjat edhe pas seksit.

Mos harro se termi “normal” eshte nje term relativ kur eshte fjala per seksi ne shtatzani, ju dhe partneri juaj duhet te diskutoni se cka ndjehet mire per te dyte.

[/wp-like-locker]

 

Show More

Related Articles

Back to top button