Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Shkup, familja Rushiti vuan edhe për bukë

Ky është 10 vjeçari Bajram Rushiti nga Shkupi. Në këtë kolltuk të shkatërruar ai kalon një pjesë të kohës së lirë për shkak se brenda mureve të shtëpisë gjysmë të rrënuar, nuk ka vend as për të mësuar e as për të kryer ndonjë aktivitet tjetër. Derisa qëndron ulur në këtë skaj, ai mendon që shumë dëshira që një ditë t’i bëhet realitet. Një prej tyre është të këtë një dhomë të ngrohtë ku do të mësonte bashkë me vëllanë e tij si dhe për Festën e Kurban Bajramit të mund të blej veshmbathje të reja.
“Nuk kam vend, këtu i bëj detyrat, mësoj, lexoj diçka, nuk mundem me ndejt shume se ftoftë prej andej. Tash edhe pak është Festa e Kurban Bajramit, a ke ndonjë dëshirë që dëshiron të realizohet edhe a ke ble diçka për Bajram? Jo, nuk kam ble kurgjë po kam dëshirë si shokët e mi që veshin patika, tesha të mira, shumë kam dëshirë. Ma shumë kam dëshirë me ndreç shtëpinë, një dhomë me mësu…me pas tavolinë, kompjuter, libra, fletore, lodra e kështu”, tha Bajram Rushiti, fëmijë.
Të njëjtën ëndërr vite me radhë e dëshiron edhe vajza më e madhe e familjes Rushiti, 22 vjeçarja Zekije. Ajo thotë se më vështirë e kanë kur bëjnë gjumë për shkak të ftohtit që depërton nga çdo anë e mureve të rrënuara.
“Ma shumë për shtëpinë kemi nevojë. A keni vend ku me flejt në këtë shtëpi? Kemi ama ngusht në atë dhomën tjetër. Qysh fleni aty? Nga dy vetë në nji krevet. Tash po afrohet festa e Kurban Bajramit, po dojnë fëmijët, kemi dëshirë për tesha për najsen, ama nuk i kemi ato çka duhet”, u shpreh Zekije Rushiti,
Kryefamiljari Rexhep Rushiti nuk gjen dot fjalë për të përshkruar gjendjen me të cilën përballen momentalisht. Ai thotë se për momentin mungon gjithçka në shtëpi duke filluar nga ushqimi, veshmbathja e shumë gjëra të tjera elementare për jetë. Sipas kryefamiljarit, nevoja më e madhe për këtë familje është ndërtimi i një shtëpie të re për shkak se ajo ku jetojnë tani është para rrënimit.
“Kam nevojë më shumë për shtëpi, 7 vetë me nji dhomë…Ajr nuk ka, tërë ditën me dritë të ndezur se bëhet terr, ska, badihava, sdi cka të bëjsh, unë jam i sëmurë..Nuk jam mir, më miret mendja, me syrin e djathtë nuk shohë, nuk di ku të shkojë…Më vjen keq, fëmija dojnë, nuk ka veshje, nuk ka kurgjë hic…Ndihmën sociale e marr prej 2500 denarë ama cka të bëjmë me 2500 denarë 7 vet, kurrqysh hic, nuk mrrin as për fëmijët, as për veshje as për kurgjë hic, tash Bajrami vjen po nuk di cka të bëj, 5 fëmijë, me cka me ju ble, nga ti gjej, nuk di cka me bo, më vjen keq mirëpo cka me bo….”, tha Rexhep Rushiti, kryefamiljar.
Edhe nëna Nevria rrëfen vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo familje skamnore. Ajo thotë se më vështirë është kur fëmijët kërkojnë ushqim, e nuk ka gjë për t’iu ofruar..
“Krejt këtu, cka me ju bë, nuk ki ku, ku mi lanë, aty deshën aty vishen, ftoftë, me hangar i marim atje ama këtu i përgatitim..Qysh nuk është zor për mu, kur  çohen fëmija të vishen e të lypin, pare nuk ka. Qajnë në mëngjes ama ku mi gjet, ata që janë më të mëdhenj marrin vesh ama ata të voglit…Edhe këta më të mëdhenjtë po të dhimben, ti preke në zemër, qysh të vjen…Dru ende nuk kemi ble, me 2500 denarë ku me marrë dru..e patëm një kalorifer po edhe ajo u prish, nuk po guxojmë me leshu, rryma shtrenjtë, letrat vijnë e as nuk çilen, ku e di sa janë e sa nuk janë”, deklaroi Nevrie Rushiti, nëna.
U larguam nga familja Rushiti duke i lënë të gjithë anëtarët në vuajtje dhe varfëri. Derisa ne largoheshim, ata vazhdimisht u bënin apel njerëzve human për t’iu ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie të re. Melihate Rustemi

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrat e telefonit:

+389 72 541 743
+389 2 3224 726

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button