Lajme

Spiunët e UDB-së me të cilët përballen edhe shqiptarët: Flasin deri në 8 gjuhë

Mediat serbe sot kanë shkruar për gjeneratën e re të spiunëve serb që po përgatiten në kompleksin e shërbimit sekret të këtij vendi BIA, në Banjicë.

UDBA e dikurshme, që tani quhet BIA, e për të cilin shqiptarët, në veçanti ata të Kosovës kanë shumë njohuri, shkaku i përballjes me këtë organizatë, veprimtaria të paktën në të kaluarën mund të cilësohet lirisht kriminale.

udb

Por, kjo nuk do të thotë se misioni i saj në Kosovë ka përfunduar.

Lajmi.net, përcjellë një tekst të revistës serbe Newsweek, për t’u treguar shqiptarëve se me çfarë organizate të fuqishme mund të përballen ata, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë apo Malin e Zi.

Serbia vazhdon të ketë pretendime gjeostrategjike në rajon, sidomos në pjesët ku jetojnë shqiptarët, dhe përdorimi i shërbimit të saj sekret, është mase i natyrshëm.

Në kompleksin e BIA-s në Banjicë, ekziston një institucion arsimor në të cilin shkollohen agjentët e fshehtë serbë, të cilët çdo herë prezantohen sipas kodeve të fshehta. Madje as profesorët nuk i dinë emrat e vërtetë të nxënësve të tyre në të ashtuquajturën shkolla e spiunëve.

Kjo është një shkollë e specializuar për agjentë të fshehtë, të cilët çdo herë u prezantohen profesorëve të tyre me kode të veçanta, të cilat i marrin në fillim të trajnimit, shkruan Newsweek serb, transmeton lajmi.net.

Është në interesin e kandidatëve që të mbrohet privatësia e tyre nga kureshtja e njerëzve, kështu që nga fillimi i pranimit të tyre në akademi secili prej tyre e merr një kod identifikues, dhe mjafton vetëm të tregohet numri xy65r, ka deklaruar drejtori i akademisë kombëtare të sigurisë, ANB që funksionon nën ombrellën e BIA, Dragan Simeunoviq.

Sipas fjalëve të tij, pritja është shumë delikate për faktin se kandidatët i nënshtrohen kontrollit rigoroz shëndetësor, përmes një komisioni që përbëhet nga tre psikolog, dhe pasi të kalojnë atë test i presin kontrollet tjera, siç janë ai rreth njohurive në histori, gjuhëve të huaja, por aty janë edhe testet e përgatitjes fizike.

Përveç gjuhës arabe aty mësohen edhe shtatë gjuhë tjera, derisa në mesin e kandidatëve ka edhe femra të cilat pas diplomimit bëhen spiune të shkëlqyera.

Show More

Related Articles

Back to top button