Djemtë e Grabovcit rrahin policin deri në alivanosje

Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci e kanë rrahur deri në alivanosje një polic të Kosovës në mesnatën e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata për tejkalimin e shpejtësisë në magjistralën Prishtinë-Fushë Kosovë. Polici nga Vushtrria Avni Selaci gjendet në pushim mjekësor, duke vuajtur pasojat...