Adi Krasta largohet nga Top Channel

Thashethemet, aludimet dhe komentet për prezantuesin e mirënjohur, Adi Krasta, duket se nuk kanë të sosur edhe tashmë gati një muaj pasi ka nisur sezoni i ri televiziv, dhe ku ai ka nisur edicionin e dytë të quiz-it “100 milionë”. Pas zhurmës së madhe mediatike që shoqëroi largimin e tij nga programi i së dielës, “E diell”, dalja e tij të martave në konkursin ku fitohen para...