Teknologji

Telefon inteligjent për vetëm 20 dollarë

foto_21Një telefon inteligjent për vetëm 20 dollarë? Ky është qëllimi, sipas kompanisë ARM. Kompania ka njoftuar se së shpejti konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë një telefon inteligjent që do të kushtojë vetëm 20 dollarë. Pajisja do të ketë procesor me vetëm një bërthamë, ka shumë mundësi procesorin Cortex A5, dhe do të operojë në Android.

Sa i përket RAM-it, në rregull, me një procesor me vetëm një bërthamë, kush ka nevojë më shumë se disa qindra megabajt. Shumë kompani të ndryshme po krijojnë telefona inteligjentë që njerëzit të kenë mundësi të navigojnë në internet. Edhe pse qëllimi është i mirë, duhet ta pranojmë se janë pak të kushtueshëm.

Megjithatë ka edhe telefona të lirë, si telefoni Nokia 105 që kushton rreth 20 dollarë, por që nuk ka internet. Por ARM parashikon se kjo do të ndryshojë së shpejti, dhe jo pas disa vitesh, por vetëm pas disa muajsh. Kompania tha se telefoni inteligjent që do të kushtojë vetëm 20 dollarë do të dalë nga fundi i këtij viti.

 

Mos prisni që me këtë çmim të përfitoni një telefon që të ketë rrjetin 4G, por për momentin ky telefon do të ofrojë lidhjen 2.5G/EDGE. Ky telefon inteligjent do të dalë në vendet që janë në zhvillim.

Show More

Related Articles

Back to top button