VIP

Tetovari stërvit Selena Williams me topa akullorje (FOTO & VIDEO)

Serena Williams nuk ka mundur t`i shmanget atraksionit, traditë shumëvjeçare e kësaj pastiçerie, ku mjeshtërit me shumë art manipulojnë me “topthat” e akullores.

Në pastiçerinë Fontana, të quajtur edhe “te Bakiu”, sipas emrit të pronarit të saj Baki Ramadani, nga Kamjani i Tetovës, hedhja e “topthave” të akullores shndërrohet në shou të vërtetë dhe akullorja fluturon edhe brenda në lokal, po edhe jashtë në shesh.

Sportistja e famshme erdhi në Kroaci për t`u stërvitur, por gjeti kohë edhe për argëtim dhe pushim.
Serena Williams disa ditë i kaloi në Novigrad dhe Umag, ku pati stërvitje për turneun US Open.
Por, edhe pse e zënë me stërvitje intensive, tenistja e famshme gjeti kohë për lojë me akullore në pastiçerinë e një shqiptari në Poreç. Ndërsa kamarieri ia hedh me mjeshtëri “topthin” e akullores, ajo arriti që ta pres me gojë.

Serena mund të krenohet me faktin se është e para në listën e WTA-së si lojëtarja më e mirë në botë, ndërsa nëse arrin rezultate të mira në US Open, atëherë meritor do të jenë edhe shqiptarët nga Tetova që e argëtuan në Poreç.
Serena Williams nuk ka mundur t`i shmanget atraksionit, traditë shumëvjeçare e kësaj pastiçerie, ku mjeshtërit me shumë art manipulojnë me “topthat” e akullores.

serena-williams

Në pastiçerinë Fontana, të quajtur edhe “te Bakiu”, sipas emrit të pronarit të saj Baki Ramadani, nga Kamjani i Tetovës, hedhja e “topthave” të akullores shndërrohet në shou të vërtetë dhe akullorja fluturon edhe brenda në lokal, po edhe jashtë në shesh, transmeton Tetova News.

Serena e pranoi lojën dhe u vendos në anën tjetër të sheshit duke e pritur “tothin” e akullores si top tenisi.
Edhe brenda në pastiçeri ajo e priti “topthin“ e akullores më gojë, duke i argëtuar të gjithë të pranishmit.

Serena mund të krenohet me faktin se është e para në listën e WTA-së si lojëtarja më e mirë në botë, ndërsa nëse arrin rezultate të mira në US Open, atëherë meritor do të jenë edhe shqiptarët nga Tetova që e argëtuan në Poreç.

serena-williams-1

Tenistja e famshme, menjëherë e publikoi videon në Istagram, kurse adhuruesit reaguan shumë të kënaqur me veprimin e saj

Show More

Related Articles

Back to top button