Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Tre të plagosur pas një zënke në Radushë

Në fshatin Radushë të Shkupit, ka ndodhur një incident ku pas një zënke banale, 29 vjeçari me një shishe sulmoi bashkëfshatarin 17 vjeçar.

Deri sa 29 vjeçari e theu shishen në kokë të bashkëfshatarit të tij, një person tjetër u afrua që t’i ndajë. Personi i tret i involvuar në këtë ngjarje morri thikën nga sulmuesi dhe e theri atë dy herë me thikë. Pas incidentit tre pjesëmarrësit janë dërguar në spitalin e qytetit, prej të cilit i mituri dhe personi që kishte dashur të qetësojë situatën janë lëshuar në mjekesim shtëpiak ndërkaq sulmuesi është ndalur në spital. Nga spitali bëjnë të ditur se ai nuk ndodhet në rrezik jete, por duhet të qëndrojë në spital për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), bëjnë të ditur se janë duke e shqyrtuar rastin dhe do të ngrenë padi për të gjithë ata që morën pjesë në këtë ngjarje.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button