Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Vjedhje dhe arrestime të këngëtarëve ilegale në Tetovë

Reth 7.000 dollarë amerikan dhe 300 euro ju vjodhën S.E (68) pasi persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “105? në Tetovë, informoi sot zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.

tetova

Sipas të dëmtuarit dje në periudhën prej orës 1 deri në orën 5, persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij përmes dritares së banjos dhe nga dhoma e gjumit ku flente S.E bashk me gruan e tij dhe të cilët nuk vun re asgjë, i kanë marrë pantallonat në të cilat kishte 7.000 dollarë dhe 300 euro. S.E ishte përkohësisht i punësuar jashtë shtetit ndërsa për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore kohëve të fundit ka qëndruar në vendlindjen e tij.

Policia ka kryer inspektim në vendngjarje dhe punon në zbulimin e identitetit të kryerësve, arrestimin e tyre dhe zgjidhjen e plotë të rastit, tha Josifovski./Shqipmedia

Arrestohen këngëtare ilegale

Nëntë këngëtare nga kafeneja e natës “Zhelina” që gjendet në fshatin Zhelinë këtë mëngjesë janë arrestuar nga policia e Tetovës. Gjashtë prej tyre janë nga Shqipëria, ndërsa tre të tjerat janë shtetase të Maqedonisë. Për momentin ato mbahen në SPB-Tetovë derisa të bëhet dokumentimi dhe pastrimi i plotë i rastit./Shqipmedia

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button