Kronika e ZezeLajme

Vritet 14 vjeçari në Tetovë

Një i mitur është vrarë sot në Tetovë në tentim për të vjedhur në fabrikën “Alumina”. Vrasja dyshohet të jetë kryer  nga rojtari i fabrikës me iniciale (S. D), bëjnë të ditur burime zyrtare të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Ali Beqiri, 14 vjeçar, i  nacionalitetit rom,  ka qenë duke lëvizur në pronën e fabrikës “Alumina” ndërkohë që roja ka gjuajtur me një pistoletë 7.65 milimetra nga një distancë prej  50 metra dhe e ka lënë për vdekje të miturin. Policia ka arritur në vend ngjarje dhe ka arrestuar rojën në fjalë i cili nuk ka dhënë rezistencë dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Tetovë. Trupi i pajetë është pranuar në Repartin e kirurgjisë në spitalin Klinik  të Tetovës ku vetëm është konstatuar vdekja e tij. Kirurgu Ylber Besimi tha se në Spitalin e klinik është sjellë trupi i pajetë i të miturit dhe më pastaj është dërguar për në autopsi. Policia vazhdon hetimet e këtij rasti deri në zbardhjen e plotë të vrasjes.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button