VIP

Zanfina dhe Adelina këngë për tregun europian

Këngëtarja Zanfina Ismaili sapo ka mbaruar disa koncerte gjatë këtyre ditëve në Zvicër. Ajo ishte e ftuar në disa diskoteka të mëdha shqiptare në Zvicër duke argëtuar publikun shqiptar me këngët e saja të reja.

Si pjesë e programit argëtues si zakonisht është edhe performanca, pikë në të cilën  këngëtarja është shumë e fortë! Hiret e saja femërore kanë çmendur publikun shqiptar e veçanërisht botën mashkullore të cilët ishin në numër shumë të madh atë natë. Veshjet e Zanfinës ishin të lloj-llojshme të dizajnuara posaçarisht për këto mbrëmje.
Zanfina për momentin është ndër këngëtaret më të kërkuara të estradës kosovare dhe vazhdon të mbajë rekord suksesi si në realizimin e këngëve ashtu edhe me koncerte, ndërsa këtë kohë ajo është e angazhuar në realizimin e një klipi të ri për një këngë të re ritmike. Si surprizë pë fansat thuhet se gjatë këtij viti në duet me motrën e saj ajo do të lançojnë një këngë të re për tregun europian.
Nuk dihet nëse edhe Zanfina do të bëhet pjesë e listës së gjatë të këngëtareve shqiptare që synojnë tregun e huaj, por pritet të shihet suksesi i këngës së parë. Nuk thuhet kot, më mirë të provosh se asnjëherë nuk i dihet!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button