BotaLajme

Zvicër, kosovari arrestohet me kërkesën e Serbisë

Një ish pjesëtar i UÇK-së, i akuzuar për krime të luftës, ishte arrestuar në Zvicër, me kërkesë të Serbisë, ka njoftuar ministria e drejtësisë e Zvicrës.

“Ai është i dyshuar se ka bërë krime të luftës, si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Folco Galli, zëdhënës i ministrisë së drejtësisë.

Më tej, ai ka theksuar se “ai është i kërkuar nga autoritetet e Serbisë dhe aktualisht është nën arrest në shqyrtim të ekstradimit”.

Autoritetet e Zvicrës po e shqyrtojnë kërkesën për dorëzim, tha zëdhënësi Galli, duke shtuar se ish pjesëtari i UÇK-së, emri i të cilit nuk është publikuar, mund të ushtroj ankesë, nëse autoeritetet e Zvicrës vendosin ta pranojnë kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Raportohet se Beogradi e akuzon këtë person se ka kryer krime të luftës kundër civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan.
Sipas kërkesës së Beogradit për ekstradim, personi i akuzuar ka pasaportë të Serbisë.
Zëdhënësi Folco Galli, tha se i arrestuari nuk ka pasaportë zvicerane.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button