www.Zemra.Org

10 rregullat për një martesë stabile

Vazhdimisht diskutojmë se sa shpesh martesat përfundojnë me divorc. Në morinë e shumë rregullave po sjellim 10 pika për të cilat duhet treguar shumë kujdes për të mos i thyer në mënyrë që martesa të mos bëhet e “pakontrolluar” apo të përfundojë me ndarje.

1- Mos shkoni në krevat me nerva
Përpjekja për të punuar pavarësisht problemeve kur jeni i lodhur apo i stresuar nuk do të çojë asgjëkund.

2- 100% ndershmëri gjithmonë
Në një martesë pa kufizime, ndershmëria nuk është gjithmonë veprimi më i matur. Nuk të duhet të ndash detaje për lidhjet e kaluara por duhet të tregohesh xhentil dhe i sjellshëm kur bëhet fjalë për ndjenjat e partnerit.

3- Kurrë pushime të ndara
Ajo që duhet marrë këtu si e domosdoshme është që nëse keni pushime në punë dhe jetë ju duhet natyrisht të preferoni t’i kaloni ato së bashku.

4- Nëse nuk “lufton”, divorci është në kokën tënde
Studimet tregojnë se çifte të cilat nuk i çojnë konfliktet deri në “luftë” – duke nënvizuar se ata do t’i rikthehen përsëri këtij konflikti – ka më shumë mundësi që të përfundojnë të ndarë.

5- Së pari fëmijët
Të cilësosh martesën si prioritetin kryesorë është diçka e mirë – jo vetëm për ju, por për fëmijët tuaj të cilët kërkojnë të shohin të përgjegjshëm dhe ndihen të sigurt me prindër që kanë një lidhje të mirë.

6- Mos flini kurrë në krevate të ndryshme
Është mit që çiftet flenë gjithmonë mirë dhe rehatshëm së bashku sesa veçmas. Kështu nëse njëri prej jush ia mbath tek dhoma e pritjes, mos e lërë.

7- Sinkronizojini pasionet
Heqja dorë nga pasionet është e ngjashme me të hequrit dorë nga pavarësia dhe se “pa pavarësi njerëzit në një martesë ndihen në lak. Shkrini interesat e ndryshme dhe gjeni aktivitet për mund t’i shijoni së bashku.

8- Nëse nuk ka shkëndijë, keni marrë fund?

Nëse ikën “shkëndija” shumë besojnë se kjo do të thotë se janë në një lidhje të gabuar dhe se duhet të kërkojnë një tjetër. Lidhjet e gjata mbijetojnë nga zotimi dhe besimi pa marrë parasysh se cili e ushqen dashurinë.

9- Mërzia është e keqe
Një marrëdhënie e mbushur me dramë mund të bëjë të ndiheni të mrekullueshëm por në afate të gjata kjo ka gjasa të mos jetë e shëndetshme.

10- Seks për të bërë partnerin të lumtur
Seksi është në listën e gjera që duhet bërë dhe kjo duhet bërë për hir të martesës dhe lumturisë së partnerit. Pavarësisht se asnjë prej këtyre arsyeve nuk është e gabuar, ato nuk duhet të jenë të vetmet arsye.

Exit mobile version