Aktvendimi gjyqësor pa mbajtjen e seancës kryesore, me propozim të Prokurorit publik, është sjellë për 53 personat e akuzuar, ndërsa këta të fundit dolën për të prishur protestën e Lëvizjes qytetare “Zgjohu” e cila bashkë me 27 Organizata joqeveritare tjera organizoi një pres konferencë kundër ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit. Incidenti plasi pas provokimeve që bënë disa të rinj maqedonas, që kishin dalë paraprakisht aty gjoja për të mbrojtur Kalanë nga shqiptarët.