Kush e pati më vështirë?
- SKËNDERBEU,2.PLAKU I VLORËS ose
- DEPUTETI i Popullit Shqiptar nga Kërçova?
15-vjetori jubiliar (08. 07.1997-08. 07. 2012) i shpalosjes dhe mbrojtjes me plotë sukses i Flamurit Kombëtar Shqiptar mbi mikrofonat e foltores së Parlamentit të Maqedonisë në Shkup nga ana e Deputetit të Popullit Shqiptar, duke e rrezikuar edhe jetën:
SHPALOSJA E FLAMURIT NË KRUJË,
KODËR-FLAMUR, VLORË DHE SHKUP
(Versioni mesatar, shkoqitur nga vepra volumioze shkencore polilogjike politologjike publicistike në përgatitje për shtyp”Flamuri-Shqipja-Gostivari-Kërçova” (në Parlamentin e Maqedonisë)
1. Më 28.11.1443 nga Skënderbeu, në Krujë; 2. Më 03.06.1912 Isa Boletini, në Kodrën e Flamurit 6 muaj para Vlorës; 3. Ismail Qemali më 28. Nëntor 1912; ose 4. Deputeti i Popullit Shqiptar, më 08.07.1997 në Shkup, duke e shpallur kështu edhe Republikën e Iliridës Shqiptare, konform Referendumit për Autonomi Politike-Territoriale të Shqiptarëve nën Maqedoni të 11-12.01. 1992, për tu implementuar në kohën e duhur, në rrethana normale, mundësisht në baza paqësore?!)
1. Jubileu i dyfishtë në krye me Deputetin e Popullit Shqiptar dhe
improvizim në Parlament, në të gjitha trojet shqiptare, në mërgatë
dhe Diasporën e Madhe Shqiptare!
Ky jubile, jo më pak i rëndësishëm, duhet t’i bashkangjitet atij të 100-vjetorit të ngritjes së Flamurit në Vlorë dhe shpalljes formale të Pavarësisë së Shqipërisë, e cila mbeti vetëm në letër dhe
sërish e copëtuar në gjashtë shtete të Ballkanit, ndërsa Deputeti i Popullit Shqiptar, duhet të iu prijë ktyre manifestimeve, si Kryetar ( ose po të jetë i zënë, së paku Kryetar Nderi) i Këshillit të Përbashkët Organizues, sepse nga të katër, i vetmi është gjallë, bile edhe shumë vital dhe krijues universal.
Kështu, nga mediat elektronike dhe të shkruara të kohës, sidomos të RTVM të dt. 08.07. 1997 në transmetimi të drejtpërdrejtë dhe në ditarin e brëmjes, nga informacionet e gati të gjitha mediumeve të vendit, të rajonit, Evropës dhe botës, në gjuhën shqipe dhe në ato të huaja, nga
inçizimet në video-kaseta, tani të transformuara edhe në CD, sikurse edhe nga stenogramet zyrtare të Parlamentit të M. dhe dorëshkrimet burimore, origjinale, konstatojmë se në seancën 71-të të 02.dhe 08.07.1997:
2. Debati shkencor, polemikat, treplikat, amendamente
dhe mbrotja e tyre në Parlamentin e Maqedonisë
Deputeti i Popullit Shqiptar, përveç debateve konstruktive, polemikave dhe replikave në nivel të lartë shkencor, në emër të GP të PDSH-së, si vicekoordinator, pa e ditur kush, përveç Prof. Dr. Rexhep Emërllahutme 4 shokë nga Tetova Heroike, të cilët ia gjetën Flamurin me shumë vështirësi, e paraqiti dhe mbrojti me shumë sukses rreth 20 amendamente kreative.
Padyshim se nga rreth 60 pika të rendit të ditës, dominuan e treta dhe e katërta: Propozim-Ligji për simbolet kombëtare në R. e Maqedonisë, respektivisht Propozim-Ligji për mbrojtjen e identitetit të nacionaliteteve…, duke aluduar në simbolet e popullit shqiptar, sidomos të Flamurit.
Duke debatuar rreth pikës së tretë, Deputeti i Popullit Shqiptar e svidoi sponzoruesin-Qeverinë, deputetët antishqiptarë m., por edhe shqiptarucat në koalicionin qeveritar, duke e inkorporuar tekstualisht, pra pikëpërpike në amendamentet e tij, Ligjin për përdorimin e barabartë të flamujve të popujve dhe kombësive të Jugosllavisë të v. 1973, të miratuar po nga ky Parlament, në përbëprje të atëhershme, por edhe ca të njëjtë të pranishëm dhe gjallë edhe në këtë përbërje!
Kjo i çoroditi të gjithë, të cilët pa fijen e etikës, nuk i pranonin amendamentet në nenet respektive të ish-shtetit të tyre federativ dhe republikan, të cilët dikur i kishin miratuar, edhepse jo gjithmonë implementuar, paraardhësit, bile ca edhe prindër të tyre, si Stevo (Kërrste) Cërvenkoski (sic?!)
Deputeti i Popullit Shqiptar propozonte dhe mbronte tezën që përdorimi i simboleve të Popullit Shqiptar mund të inkorporohet në të njëjtin ligj, sikurse edhe ai i v. 1973, pra përdorimi i
barabartë i simboleve shqiptare, pa kurfarë diskriminimi e jo të ndahet në dy ligje, me
paragjykime diletante dhe alogjike që në të dytin të diskriminohen shqiptarët veçmas, siç edhe u veprua!
Deputeti i Popullit Shqiptar, duke vepruar me shumë vigjilencë, mjeshtri dhe svidë të paparë historike dhe filkozofike, nuk kërkonte kurgjë më tepër përveç kthimit të të njëjtit ligj të v. 1973, vetëm me terminologjinë moderne adekuate, si psh. në vend: “RSM”-“RM”, në vend “kombësi”-“nacionalitete” etj.
Duke qenë se dështoi me turp qeveria, parlamenti, por edhe shqiptarucat puthadorë, duke mos i votuar amendamentet e GP të PDSH-së, të prezantuar dhe mbrojtur nga Deputeti i Popullit
Shqiptar, pasi pika e tretë u debatua deri në orët e vona të natës, pika e katërt u shtye për një javë më vonë.
Pas debatit tërë ditën edhe javën tjetër për të vetmen pikë, pas qëndrimit të ngjajshëm shkencor
dhe prezantimin e mbrojtjen me plotë sukseses të ca amendamenteve, nënkuptohet refuzimit të tyre, Deputeti i Popullit Shqiptar të fundit, të shtatin, e paraqiti formalisht, ku në vend të stereotipes “Ky ligj hyn në fuqi shtatë ditë pas publikmit në Fletoren Zyrtare të RM”, shënoi: “Ky ligj NUK hyn në fuqi KURRË!”
2. Shpalosja e Flamurit Shqiptar mbi mikrofonat
e Parlamentit të Maqedonisë
Edhe kjo svidë ishte formalisht, sa për të dalë sërish në foltore kah orët e vona të natës, duke potencuar:
Shpresoj që, sëpaku, ky amendament duhet të miratohet nga i. a.q. “koalicion” i shumicës dhe se Flamuri Kombëtar Shqiptar do të valvitet në tërë territorin e M. në mënyrë zyrtare, si flamur shtetëror, por duhet të kihet kujdes, që psh. në Shtip, Gjevgjeli, Koçanë etj., ku nuk ka shqiptarë,
mos përdoret ndonjë flamur i falsifikuar. Duhet të përdoret Flamuri Origjinal i Lekës së Madh, i Skënderbeut, Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit.
A, e dini se si duhet të duket origjinali i Flamurit Kombëtar Shqiptar?!
Qe, po jua tregoj, se nuk do të ju hajë!”
Dhe, Deputeti i Popullit Shqiptar e nxorri nga gjoksi, ku e kishte fshehur nën këmishën e kuqe me
ngjyrë të tillë shumë të theksuar, pikërisht sikurse edhe Flamuri, ku e kishte “strehuar” edhe një javë më parë, duke mos e vërejtur kurkush, sepse, po ta vërenin, mund të tentonin të ia pengonin
hyrjen, ose së paku ta shtyenin seancën dhe të ndëmerrnin masa tjera “preventive”.
Edhe në wideo-kasetë, edhe nga ditari i “MTV”, të po asaj nate vërehet se si kryeparlamentari Tito Petkovskit i ka mbetur dora në ajër, duke i thënë dhe kërcnuar caherë: ” Z. Ramadanani, lëshojeni foltoren! Ju lutem lëshoheni foltoren! Lëshojeni foltoren dhe mos e valvitni flamurin e shtetit të huaj mbi mikrofonat e foltores së Parlamentit të Republikës së Maqedonisë! Ju lutem…!”
Mirëpo, “luti, qluti”, Deputeti i Popullit Shqiptar,si rëndomë, nuke përfilli fare” shokun Tito, gjegjsisht z. Petkovski”, siç e potenconte gati vazhdimsht, e kreu detyrën e parashtruar, e
përfundoi debatin, e mori Flamurin me vete, e futi në çantë, pasi Parlamenti u trondit si tërmet, pasi u ngritën të gjithë në këmbë, pasi u çoroditën dhe shanin edhe në baza kombëtare flamurin, deputetin dhe shqiptarët, me dhjetra sish, ndër të cilët edhe nënkryetari Bllagoje Filipovski, iu afruan deri në gjysmë metro, duke iu kërcnuar edhe fizikisht, që, sëpaku, të ia grabisin Flamurin nga duart dhe të ia shqyejnëe bëjnë cope-copë, për çka kishte edhe svidë reservë, që me thikën e vockël automatike ta niste shqyerjen e atij m., se është i trashë, si batani, apo shag e nuk shqyhet fare me duar, më pas ta vazhdonte me duar dhe rezultati: 1:1, mirpo, vendosmëria edhe me rrezikim të jetës për vdekje e Deputetit të Popullit Shqptar, gjithë ata alamet ”burrash” nuk guxuan të afrohen e të ia marrin dhe Deputeti shkoi në bankën e vetë, në të cilën e qortuan rëndë dy kolegët e GP të PDSH-së, njëri, bile i njohur si më i guximshmi: “A, edhe ketë skandal ne e bëre?! “ Dhe tjetri: “Baci Salë, çka tu desht kjo?! Dy të tjerë, duken edhe nga foltorja vetëm buzqeshnin të entuziazmuar, i pesti e parandjeu dhe iku më heret, a më “kryesori” më ishte futur me muaj dhe vite të tëra në birën e strucit.
Zhurma, piskama, sharjet, ofendimet, kërcnimet vazhduan edhe në koridore, edhe në shkallët e parlamentit, ndërsa me “kolegun” më të ngushtë nuk folën fare për gjysmë ore, derisa shpëtuan të gjallë dhe kah ora 21 dolën nga godina e palmanentit, kur mori frymë thellë dhe iu drejtua, si rëndomë:
“Kastriot, si do të shkoj unë sonte në Kumanovë! Zgjedhësit e mijë do të thonë: “Ti e ke mandatin e dytë dhe nuk bëre kurgjë. Baci Salë qysh në fillim foli i pari në gjuhën shqipe (më 08.02.2995-shën.
i Kabinetit…), duke i nxjerrë antishqiptarët nga Parlamendi, “por edhe nga Maqedonia”, duke e shndërrruar në Parlament të Parë Etnikisht të Pastër Shqiptar në Ballkan!…”
Ndërsa, pasi dolën jashtë, sikur i kërkoi falje, duke u përqafuar, Deputeti i Popullit Shqiptar, ia fali ofendimin dhe kërcnimin, duke i thënë: “Mos shko as sonte, as nesër, as fare në Kumanovë!.” (Po, ku të shkoj?!)-Qe ku e ke pranë Vardarin dhe kërce e mbytu në te!…”
Kjo temë, me debatet komplete, me replikat, amendamentet, mbrojtjen e tyre etj., trajtohet më
gjërësisht në veprën voluminoze në përgatitje për botim “Shqipja-Flamuri-Gostivari-Kërçova” (në Parlamentin e Maqedonisë), ose veçmas në katër vëllime.
Ndërsa me këtë rast, shtrohet pyetja:
4. Kush e pati më vështirë nga katër personalitetet?
1. Heroi Kombëtar dhe Ndërkombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur më 28.11.1443 e ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar mbi Kështjellën e Krujës?
2. Heroi i Kombit, Isa Boletni, kur të njëjtin Flamur e ngriti në Kodër-Flamur (ish-Vesekovc), në Shalë të Bajgorës-?
3. Plaku i Vlorës, Ismail Qemali, kur e shpalosi Flamurin mbi ballkonin e shtëpisë, gjashtë muaj më vonë, më 28. Nëntor 1912?
Ose:
4. Deputeti i Popullit Shqiptar, kur më 08.KORRIK 1997 e shpalosi Flamurin Kombëtar Shqiptar mbi mikrofonat e foltores së Parlamentit të Maqedonisë dhe e mbrojti me plot sukses, duke e rrezikuar edhe jetën?
Sigurisht se përgjijen e ka dhënë opinioni, i cili e ka përcjellur transmetimin e drejtpërdrejtë në TVM-2, sikurse edhe ata me anën e mediumeve tjera elektronike dhe të shkruara.
Këtë mendim duhet ta japin dhe histotrianët dhe gjeneratat më të reja, ndërsa Kabineti-K.Informativ-K.i Ekspertëve të ex(de facto)Deputetit të Popullit Shqiptar, ex (de facto)KM-President i Republikës, Prefekt i Shqiptarëve të Kërçovës… Kryetar i KI të PRVSH-së (në
themelim)…: Krijues universal: Poet etj., z. Sali Ramadani-Kërçova ka për detyrë të parashtrojë vetëm ca krahasime:
1. Kur Skënderbeu e ngriti Flamurin në Krujë, Ai, ishte i rrethuar me gjeneralë, kapedanë dhe ushtarë të armatosur dhe të stërvitur vite me radhë dhe shpalosja ndodhi në natyrë;
2. Kur Isa Boletini e shpalosi në Kodër-Flamur, poashtu ishte i rrethuar me oficerë, ushtarë trima dhe në natyrë të hapur;
3. Ismail Qemali, sado në rrethana të vështira, po ashtu ishte në natyrë dhe me aq ushtarë e popull sa kishte në Vlorë atë ditë, bile edhe në mungesë të Isa Boletinit, i cili luftonte në malet e Kosovës dhe arriti me vonesë;
4. Ndërsa, Deputeti i Popullit Shqiptar gjendej i “ngujuar” në sallë, i rrethuar me 98 “deputetë” m. antishqiptarë, midis rreth 100 policëve të armatosur deri në dhëmbë, ku kishte edhe rreth 300
administratorë m. e vetëm dy-tre shqiptaruca nga koalicioni qeveritar, bile dy femra njëra e
moshuar. Mandje, ndërtesën e Parlamentit nga Shtëpia e Armatës së M. e ndan vetm një sokak 5 metro pranë. Parlamenti nuk gjendet në Bit-Pazar, ose Çair, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë,
Dibër, Kumanovë, qoftë edhe në Manastir, Ohër, Resnjë, ose Krushevë, Prilep, a Veles, por në Shkupin e “ri”, me mbi 90 % sllavo-m. Deputeti i Popullit Shqiptar “armatim”kishte vetëm çantën plot me ligje e tekste me literature të nevojshme dhe Flamurin në krahëror, porduar çelikut dhe zemër të fuqishme si Luani?!
Derisa në atë kohë shpalosja dhe mbrojtja e Flamurit Kombëtar Shqiptar mbi mikrofonat e
foltores së Parlamentit të M. bëri bujë dhe populli e kujton me admirim të veçantë, hiq ndonjë përjashtim si INA e ndonjë medium tjetër në v. 2010, për të tjerët, sikur nuk ka ndodhur gjë dhe heshtin si qyqe, e të mos flasim për liderkucat shqiptaruca, nënkuptohet edhe ata sllavo-m. antishqiptarë, të cilët në asnjë rast, bile edhe kur lidhen gjërat drejtpërsëdrejti, sikur e ndalin frymën dhe nuk e përmendin fare as edhe emrin e Deputetit të Popullit Shqiptar, qoftë edhe për të
keq, sepse “ringjallja” e tij eventuale, bjen ndesh me të gjitha dështimet e tyre katastrofale dhe sfinga mund të iu kushtojë”shtrenjtë”, sepse gjërat mund të marrin kahe tjera dhe të “rrezikshme” për karrieristët dhe antishqiptarët, siç është edhe angazhimi për ribashkimin e Kërçovës heroike, por të ndarë e të anashkaluar në mënyrë fashizoide dhe bile më keq se Mitrovica Kreshnike, e cila, së paku është e sensibilizuar deri në arenën ndërkombëtare!
Duke qenë se Skënderbeu, IsaBoletini me shokët dhe Ismali Qemali nuk gjenden fizikisht midis
nesh, Deputeti i Popullit Shqiptar është vital dhe kreativ dhe në vend që ta udhëhiqte dhe
improvizonte shpalosjen e Flamurit në Parlament, në të gjitha trojet etnike, në mërgatën dh e
Diasporën e Madhe Shqiptare, Deputetin e Popullit Shqiptar orvaten antishqiptarët dhe servilët
e tyre ta anashkalojnë, por koha e bën të veten dhe ajo me siguri do të iu kthehet si bumerang si një conditio sine qua non!
PATJETËR!
4. E p i l o g u
Nga veprat voluminoze, në përfundim për botim, të Deputetit të Popullit Shqiptar, konstatojmë:
“Për t’i zgjidhur problemet më kruciale të shqiptarëve nën Maqedoni, sikurse edhe më gjerë, duhet të veprohet urgjentisht si vijon:
1. Të bëhet reformimi i subjeketeve (jo)politike i të gjitha bashkësive etnike, me një strategji
kronologjike;
2. Të angazhohen dhe riangazhohen kuadrot e pakontestueshme shqiptare dhe më gjerë”;
3. Në skenën politike shqiptare dhe më gjerë, hiq ndonjë përjashtim, gjenden: diletantët, imoralët, karrieristët, materialistët, klanistët, nepotistët, të korruptuarit, hajdutët, spekulantët, megalomanët, psikopatët, çibritashët, debilët, idiotët etj. etj., të cilët duhet shpier atje ku e kanë vendin, sepse sa më gjatë që do të qëndrojnë në skenë, aq më keq do të jete për ta dhe jo vetëm se do të dështojnë sikur PPD-ja etj. LDK-ja etj., PS-ja etj., por do të mbarojnë si Çaushevsku, Millosheviçi, Huseini, Gadafi, Bin Lladeni etj., etj.”
Kur e kemi fjalën te Deputeti i Popullit Shqiptar duhet potencuar se të gjithë njohësit më të thellë të tij e dinë se ai i ka sëpaku nja 50 momente jetësore, kur gjërat i ka paraparë, i ka thekësuar dekada me radhë, por skeptikët ose dashakëqinjtë nuk kanë qenë të bindur, a më vonë në mënyrë afirmative ose në heshtje ia kanë pranuar se ka qenë vizionar dhe se fjalët e tij iu kanë dalur. Bile këtë e kanë thënë edhe shumë personalitete objektive maqedonase, të cilat në fillim e kanë llogaritur si nacionalist, irredentist dhe të rrezikshëm për paqjen dhe jetën e tyre!
Deputeti i Popullit Shqiptar, me shokët, mund të iu ndihmojnë edhe këtyre për shkaqe humanitare, nëse nuk kanë sharruar thellë dhe nëse nuk ësht bërë vonë!