InteresanteTeknologji

17 vite ndërtim, ky është tuneli më i gjatë në botë (VIDEO)

Tuneli më i gjatë në botë është 35.4 milje, ose përafërsisht 60 km dhe përbëhet nga dy tunele që lidh rajonet Erstfeld dhe Bodio në alpet e Zvicrës.

Ky tunel është projektuar që në vitin 1947, por ndërtimi i tij nisi 17 vjet më parë. Për ndërtimin e këtij tuneli janë asgjësuar 28.2 milion ton shkëmb malor, ndërsa kostoja e ndërtimit të tij arrin në 10.6 miliard € (£ 8.1 / 12 miliardë $). Ky tunel shkurton kohën e udhëtimit në zemër të Europës deri në një orë.

“Gotthard Base Tunnel”, i cili mban emrin e grupit të famshëm zviceran të rock-ut, është tuneli më i gjatë në botë, gati 60 km, i cili sposton kështu në vendin e dytë tunelin Seikan në Japoni (33.46 milje, ose 53.85 km), ndërsa në vendin e tretë është tuneli nënujor që lidh Britaninë e Madhe me Francën, 51 km i gjatë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button