www.Zemra.Org

2 veprat kryesore qe duhet ti besh ne muajin e Ramazanit

Ez-Zuhriu, dijetari i madh në kohën e tabi’inëve, thoshte:

“Ramazani është i karakterizuar nga leximi i Kuranit dhe bamirësia”.

Këto dy vepra kanë qenë praktikë e pandashme e Profetit në Ramazan.

Ibën Abasi thoshte:

“I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka qenë njeriu më bujar, dhe bujarinë më të madhe e shfaqte në Ramazan, muaj në të cilin takohej me Xhibrilin.

Ai takohej me të çdo natë të Ramazanit, duke e studiuar me të Kuranin.

Në Ramazan, i Dërguari i Allahut ishte më i shpejtë në bujari sesa era kur fryn”.

Pra, përveç agjërimit, i cili është obligimi kryesor, Profeti shtonte dhe dy vepra të tjera për të fituar mirësinë e këtij muaji:

Leximin e Kuranit, sepse Ramazani është muaji i Kuranit.

Ky lexim mund të bëhet në namaz, gjatë teravive, ose edhe jashtë namazit.

Bujarinë.

Këtë ai e shfaqte duke ushqyer të uriturit dhe nevojtarët, si dhe duke u dhënë sadaka (ndihmë financiare) të varfërve.

Ushqimi më i mirë që ofrohet gjatë muajit të Ramazanit është t’u shtrosh iftar agjëruesve.

Profeti ka thënë:

“Kush i shtron iftar një agjëruesi, do ta ketë shpërblimin njësoj si ai, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit”.

Exit mobile version