Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
23 vjeçari nga Gostivari gjendet i vdekur në Tetovë
Mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta në udhëkryqin Jane Sandanski dhe JNA është gjetur trupi i pajetë i 23 vjeçarit Kadri Tahiri nga Gostivari.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë së Tetovës ku kanë kryer hetime, në trupin e 23 vjeçarit nuk ka shenja dhune, ndërsa sipas informatave jozyrtarisht bëhet fjalë për një person i cili ka konsumuar drogë.
Gjithnjë sipas informataave të cilat na siguruan banorët që jetojnë në atë lagje, kufoma ka qëndruar deri sot paradite, rreth orës 11:00 i është dhënë familjes së të ndjerit.