LifeStyle

30 gjëra që duhet t’i bëni para të 30-tave

I ndjeni se akrepat e orës që lëvizin dhe gjendja depresive ju shtohet ndërsa i afroheni të 30-ve? Është koha të filloni ta shijoni jetën, ndërsa jeni ende të rinj dhe të shkujdesur.

Ndër mundësitë e panumërta që keni përfshihen udhëtimet, publikimi i emrit tuaj në media, garat në maratona, ngrënia në një hotel me 7 yje dhe jeta në Londër, Francë dhe Kaliforni. Fantazia nuk njeh kufij. Bëni çfarë të doni, mjafton që të ndiheni të përmbushur dhe të mos i kujtoni me keqardhje vitet e rinisë. Të paktën do të keni mjaft histori t’ia tregoni nipërve dhe mbesave kur t’ju ulen në prehër dhe t’ju shohin plot admirim. Ndoshta lista është pak e ekzagjeruar, por ju bëni të pamundurën brenda mundësive që keni.

Udhëtoni

Sapo të zini një vend të mirë në karrierë do të keni gjithnjë e më pak kohë të udhëtoni dhe të argëtoheni. Pas universitetit, para se të nisni një punë të re, shfrytëzojeni rastin dhe udhëtoni. Nuk do të pendoheni.

Publikoni diçka

Qoftë në gazetën e shkollës apo të qytetit, gazetat kombëtare apo si fituesi i historisë më të bukur, nuk ka asgjë më të bukur se ta shohësh emrin me germa të zeza në të bardhë. Shkrimi nuk ka pse të jetë vepër arti.

Shikoni filma

Do të ishte mirë të shihnit filmat më të shitur gjatë viteve, në mënyrë që të mos mbeteni jashtë në ndonjë diskutim kinematografik gjatë mbrëmjeve me miqtë. Lista e tyre është e gjatë, por më mirë pak se asgjë.

Jetoni në Londër

Jo të gjithë mendojnë se jeta në kryeqytetin më të madh bën për ta, por pak njerëz pendohen nëse e bëjnë. Një vend i mirë për ta vendosur veten në karrierën e zgjedhur. Londra është e përkryer për gjithçka.

Mësoni një gjuhë të dytë

Edhe pse gjuhët e huaja janë më se normale për një fshesaxhi në Bullgari, britanikët dhe amerikanët nuk janë aq të dhënë pas tyre. Në fakt, shumë prej tyre nuk flasin mirë as anglisht.

Vraponi në maratonë

50 km vrap janë ferri për shumë njerëz, por nëse filloni të praktikoheni pak në çdo ditë, shumë shpejtë do të jeni kampioni i lagjes. Duhet të jeni në formë të mirë trupore dhe shpirtërore para se të mbushni 30 vjeç.

Martohuni

Statistikat thonë se 50 për qind e 30-vjeçarëve janë ende të pamartuar. Nuk ka pse t’ju vijë keq, por marrëdhëniet seksuale në shtratin martesor janë shumë më të mira se kënaqësitë e një beqari të dëshpëruar.

Siguroni të ardhmen

Kjo është më e lehtë në të thënë se në të bërë, por ajo që duket e bukur për momentin do të kalojë shpejt, dhe në fund do të mbeteni vetëm ju me pensionin tuaj. Shumë pak janë kaq guximtarë sa ta provojnë.

Vizitoni Parisin

Thonë që është qyteti më romantik në botë. Kush e di? Do të ishte mirë të shkonit ta provonit personalisht. Asnjëherë nuk i dihet, mund t’ju pëlqejë kaq shumë sa të qëndroni atje.

Bëni diçka për bamirësi

Qoftë të vraponi në një maratonë, të merrni pjesë në një ngjarje të drejtpërdrejtë ku mblidhen para për viktimat e tragjedive, apo çfarë të doni ju, mos festoni 30-vjetorin pa e bërë bamirësi më parë.

Jepni dorëheqje

Jeni të lodhur me profesionin e momentit dhe ëndrra juaj është diçka tjetër? Zgjidhja është ndryshimi, edhe pse jo gjithmonë kaq i lehtë. Nëse jeni të sigurt për atë që doni të bëni, mos hezitoni.

Lexoni libra

Do t’ju duhet një jetë e tërë të lexoni të gjithë librat më të shitur në botë, por mundohuni të shfletoni sa më shumë të keni mundësi. Mos harroni edhe ndonjë gazetë të përditshme.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close